e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Murinjo trondit Sirinë, ja pse dështuan negociatat për postin e trajnerit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Murinjo trondit Sirinë, ja pse dështuan negociatat për postin e trajnerit

Zhoze Murinjo nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Sirisë dhe shkak për këtë duket se është bërë paga shumë e lartë që ai i ka kërkuar përfaqësuesve të federatës.

mourinho5-630x415Pak ditë më parë mediat ndërkombëtare publikuan një shkresë zyrtare që Federata e Futbollit të Sirisë i dërgoi ish-trajnerit të Çelsit.

Këtij të fundit iu ofrua posti i trajnerit në mënyrë që në këtë kohë krize dhe lufte që po kalon vendi, kombëtarja të kishte një mundësi për t'u kualifikuar në botërorin e ardhshëm.

Por sipas 'Associated Presse', kjo gjë nuk do të jetë e mundur. Sipas përfaqësuesit të federatës siriane Muwaffaq Jumaa, Murinjo nuk do të shkojë në kombëtaren siriane.

"Nuk kemi resurset e nevojshme në nivel ekonomik për të kënaqur kërkesat e tij",-ka thënë Jumaa.

Aktualisht, Siria ndodhet në vendin e 123 në renditjen e FIFA-s. Vendi po kalon një periudhë të vështirë për shkak të luftës civile. Mijëra refugjatë i janë drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian si një mundësi shprese. Mediat ndërkombëtare raportojnë në se si pasojë e luftës kanë humbur jetën mbi 250 mijë persona.