U-21/ Shqipëria ndahet në paqe me Greqinë, ruan vendin e dytë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Kombëtarja shqiptare e U-21 dhe ajo greke e U-21 e mbyllën në barazim pa gola sfidën e vlefshme për eliminatoret e "Euro 2017".
Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në stadiumin "Elbasan Arena" përfundoi 0 me 0. Futbollistët e Redi Jupit u treguan më kërkues ndaj golit, por pa gjetur rrugën e rrjetës.
Me këtë rezultat shpresat morën 1 pikë, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve, ndërsa vendi i parë kryesohet nga Portugalia me 18 pikë.
Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të ngjarjeve terroriste të ndodhura në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Heshtja u mbajt edhe në nderim të legjendës së futbollit holandez dhe atij botëror, Johan Cruyff, i cili u nda nga jeta sot në moshën 68-vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Minutat:
90´ Rashica godet me të djathtën, por topi devijohet në goditje këndi nga mbrojtësit grekë.
90´ Tre minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.
88´ Bergos godet me të djathtën e tij nga jashtë zonës, pret Strakosha i cili ndodhej në pozicionin e duhur.
85´ Çekiçi pason në krahun e majtë për Rashicën, topi përfundon te Manaj që nuk gjen dot kuadratin e portës.
84´ Rashica mban një top nga krahu i majtë e kroson atë te Hoxhallari që fiton një rivënie anësore.
81´ Çekiçi rrëmben një top në mesfshë, përparon në sulm dhe godet pranë zonës së rreptësisë, topi ndalet nga mbrojtësit grek.
75´ Jupi kryen dy zëvendësime. Largohet Qazim Laçi, në vend të tij futet numri 14 Rroja"; largohet Latifi, në lojë Gavazaj.
72´ Çekiçit ekzekuton goditjen e dënimit, por topi përplaset në murin mbrojtës duke përfunduar në goditje këndi.
71´ Manaj rrëmben një top në mesfushë, niset në sulm, por pengohet nga mbrojtësit grek duke fituar faull.
66´ Strakosha kryen një pritje të shkëlqyer pas një gjuatje nga jashtë zonës. E dyta herë që shpëton portën e kuqezinjve.
65´ Manaj triblon në zonë, pengohet nga dy mbrojtës grek, por gjyqtari vazhdon lojën.
62´ Manaj niset në kundërsul, por portieri grek e ndal duke i marrë topin para se sulmuesi të godasë portën.
58´ Gjuan kapiteni i skuadrës greke, por Hoxhallari largon topin në goditje këndi. Topo krosohet në zonë, por Strakosha kryen një pritje të shkëlqyer.
57´ Rashica pengohet në mesfushë, por gjyqtari nuk jep goditje dënimi duke mundësuar që grekët të kalojnë në kundërsulm. Gjyqtari jep një goditje dënimi për skuadrën greke në krahun e djathtë të portës së Strakoshës.
55´ Rashica fiton një rivënie anësore në krahun e majtë, por kuqezinjtë e humbin topin duke hedhur lojtarët grekë në kundërsulm.
53´ Latifi godet me kohë, por topi përfundon në goditje këndi nga futbollisti grek. Ekzekuton çekiçi që pason jashtë zonës, por pa rrezik për miqtë.
50´ Prenga gabon në zonë, përfitojnë grekët në goditje këndi, por topi përfundon jashtë kuadratit të portës.
49´ Goditje këndi për kombëtaren shqiptare, godet Laçi, por pret portieri grek.
(Për shkak të një defekti teknik, minutat e pjesës së parë Shqipëri-Greqi (U-21), nuk janë pasqyruar)
Shqipëri - Greqi 0 - 0
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria (4-1-4-1): Strakosha, Hoxhallari, Prenga, Rrahmani, Lulaj, Laci, Çekiçi, Rashica, Bare, Latifi, Manaj.
Trajner: R. Jupi
Greqia (4-2-3-1): Brkas, Giannoulis, Goutas, Risvanis, Mygas, Siopis, Charisis, Donis, Ioannidis, Mavrias, Koulouris.
Trajner: A. Nikopolidis
Vijon...

