e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Jupi i pakënaqur me rezultatin ndaj Greqisë: Lojtarët sduhet të jënë nën presion

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Jupi i pakënaqur me rezultatin ndaj Greqisë: Lojtarët sduhet të jënë nën presion

Trajneri i ekipit Kombëtar të shpresave, Redi Jupi, u shpreh i pakënaqur me rezultatin 0-0 ndaj Greqisë, por shtoi se futbollistët ishin nën presion edhe për shkak të nivelit të kundërshtarëve.

Jupi-RediJupi deklaroi se ekipi zhvilloi një lojë të barabartë dhe futbollistëve u duhet t'u lihen më shumë kohë për të dhënë rezultatet e pritura.

"Nuk është se jam shumë i kënaqur me lojën që bëmë, por kjo është edhe për meritë të kundështarit. Të paktën sot nuk është se na dominuan me raste të veçanta. Një ndeshje e barabartë jo me shumë ngjyra. Një far presioni është krijuar, por të gjithë e dimë që këta janë lojtarë potencial, por janë të rinj. Megjithatë, ne të gjithë presim prej tyre, por duke i dhënë kohë",-deklaroi Jupi pas ndeshjes për "TVSH"-në.

Duke folur për disa nga lojtarët që pritet të kalojnë me Kombëtaren, ia tha se shume prej tyre e kanë këtë mundësi, por nuk duhet të jenë nën presion.

"Unë mendoj që këta janë djemë që nesër-pasnesër do të bëhen pjesë e kombëtares së Shqipërisë, por nuk duhet të ketë një presion shumë të madh mbi ta",-tha ai.