e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

U-19/ Shkëndija thyen Partizanin dhe ruan kreun, ndërsa Skënderbeu parakalon Teutën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
U-19/ Shkëndija thyen Partizanin dhe ruan kreun, ndërsa Skënderbeu parakalon Teutën

"Çmendet" Tirana, fiton me 11 gola

u-19 tiranaTë rinjtë e Tiranës kanë shpërthyer dje ndaj bashkëmoshtarëve të tyre lezhjanë, duke shënuar plot 11 gola. Me shifrat tenistike 11-1 përfundoi ky 90-minutësh, me bardheblutë të papërmbajtshëm në lojën e tyre. Mbi të gjithë spikati sulmuesi Grend Halili, i cili shënoi tre gola, ndërsa nga dy herë realizuan Çeliku, Koldashi, Memoçi dhe Berisha. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 5-1, me Porton që arriti të shkurtonte përkohësisht diferencën e golave në 2-1. Çeliku ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, bashkë me Halilin, duke kryer në perfeksion detyrën e tyre gjatë pjesës së parë. Më pas, ja kanë lëshuar vendin Memoçit dhe Berishës, që edhe këta të fundit janë treguar të pamëshirshëm. Të besuarit e trajnerit Astrit Hafizi nuk u ndalën së shënuari, madje kishin raste për ta çuar rezultatin edhe me shifra më të thella. Pas kësaj fitoreje, bardheblutë kanë shkuar në kuotën e 30 pikëve, ndërsa aktualisht pozicionohen në vendin e katërt.Abdulla Dushku

Tirana - Porto 11-1

Golat: Çeliku 11', 12', Halili 25', 45', 54', Koldashi 43', 77', Memoçi 60', 67', Berisha 61', 85' / Gjikolaj 22'

Tirana: Shehri, Delia, Zhivanaj, Kalemaj, M.Nuriu, R.Nuriu (Joti 61'), Vrapi, Koldashi, Çeliku (Berisha 46'), Halili (Memoçi 56'), Doka (Isai 61'). Trajner: A.Hafizi

Porto: Kokaj, Simoni, Pati (Zhejani 46'), Gjikolaj, Doçi, Lika, Kaceli, Alcani, Shquti, Meta, Gjinaj. Trajner: A.Kruja

Gjyqtarë: A.Stolaj, K.Rrudho, M.Kotherja (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Çeliku 18', Joti 70' / Zhejani 70'

Shkëndija thyen të kuqtë

Shkëndija e Tiranës ka thyer Partizanin, duke ruajtur kreun e renditjes në grupin A. Sfida mes dy rivalëve për titull ka qenë shumë e fortë dhe është vendosur nga një gol i shkëlqyer i Redon Razës. Të kuqtë nuk ishin në një ditë të mirë dhe pas pësimit të golit s'patën forcë për të reaguar, por kjo edhe për meritë të mbrojtjes vendëse.Abdulla Dushku

Shkëndija e Tiranës - Partizani 1-0

Golat: Raza 65'

Shkëndija e Tiranës: Mehidri (Sulenji 43'), Paraj, Kaçupaj, Moqi, Vathi, Luga, Bushati, Kratellari, Haxhiu (Bali 92'), Osmanollaj (Raza 60'), Xhixha (Mici 82'). Trajner: Sh.Kumbarçe

Partizani: Zaimi, N.Hoxhaj, Gjalpi (Sadiku 80'), Janku (Çela 88'), Trimi, M.Hoxha (Hima 86'), Lika, Bajrami (Lekgega 72'), Vllacaj, Pula (Mersini 46'), Bardhi. Trajner: G.Tomorri

Gjyqtarë: M.Shabanaj, M.Shazivari, D.Vrapi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Paraj 40', Luga 44', Haxhiu 69', Xhixha 75', Vathi 93' / Vllacaj 66'

Triumfon akademia blu

Akademia e Dinamos, drejtuar nga Ilir Spahiu, ka bindur me një fitore plotësisht të merituar ndaj ekipit të klubit blu. Ka qenë Hasa, ai që ka çelur serinë e golave. Më pas loja ka vijuar me dy gola të shënuar nga 11-metërshi, fillimisht Etemi në të 79-ën dhe Delili në kohën shtesë. Pas kësaj fitoreje, AF Dinamo ngjitet në vendin e gjashtë.Abdulla Dushku

FK Dinamo - AF Dinamo 0-3

Golat: Hasa 17', Etemi 79' (11-m), Delili 91' (11-m)

FK Dinamo: K.Bala, Mulaj, Sina, Zefi, E.Bala, Asimetaj, Dauti, Gjuzi, Abazaj, Alimadhi, Nazari. (U aktivizuan: Daçi, Simo, Skifteri, Sulaj, Tusha). Trajner: O.Uku

AF Dinamo: Çami, Masha, Bajo, Mazja, Tanko, Goxhaj, Hasa, Etemi, Palluqi, Balili, Allushi. (U aktivizuan Delili, Tushi, Mehmeti, Ostreni, Rama). Trajner: I.Spahiu

Gjyqtarë: J.Xhaja, A.Zalla, A.Memlika (Tiranë)

Karton i kuq: Bala 90'

Vllaznia bën tris

Vllaznia nuk ka gabuar në shtëpi, duke mposhtur Akademinë me shifrat 3-1. Blinishta ka qenë heroi i shkodranëve, me dy gola, fillimisht në pjesën e parë dhe më pas në të dytën. Akademia reagoi, duke shkurtuar shifrat në 2-1 me Kovaçin, por gjithsesi nuk kaluan shumë minuta dhe Balaj vulosi fitoren e skuadrës së drejtuar nga Edmond Doçi.Admir Uruçi

Vllaznia - Akademia 3-1

Golat: Blinishta 21', 60', Balaj 69' / Kovaçi 65'

Vllaznia: Vjerdha, Miloti, Kukaj, Premçi (Brahimi 65'), Blinishta, Balaj, Vecaj, Toma (M.Kola 50'), Pusi, Zogaj, Rajçeviç.

Trajner: E.Doçi

Akademia: Hasanbelli, Peshku (Demollari 35'), Gjermiza, Çekaj, Koçi, Jahori (Çelaj 55'), Kollaku, Vatnikaj, Kovaçi, Gjakova, Toska (Sefa 60'). Trajner: A.Bozo

Gjyqtarë: E.Hoxha, E.Gjoka, D.Përndreca (Lezhë)

Ivani nderon korçarët

Skënderbeu merr një fitore të madhe në Korçë kundër Teutës, duke parakaluar durrsakët në renditje dhe rimarr kreun në grupin B. Pjesa e parë ka prodhuar pak raste, ndërsa në të dytën loja ka qenë shumë e ekuilibruar. Kur u mendua se takimi do të mbyllej pa gola, në minutën e 88-të është Ivani që shënon me kokë, pas një asisti të Zyberit.Llazi Saro

Skënderbeu - Teuta 1-0

Golat: Ivani 88'

Skënderbeu: Dramolli, Potka (Minaj 58'), Menko, Beçka, Bushi (Myrteza 72'), Zeka (Osmanllari 62'), Make (Ivani 46'), Gjergo, Baftiu, Zyberi, Çupi (Sulollari 69'). Trajner: J.Kaçi

Teuta: Vata, Bashhysa, Shehi, Hajdini, Lika, Hoxha, Ndraxhi (Shala 46'), Vila, Gripshi, Mara (Përkeqi 80'), Hyka. Trajner: G.Begeja

Gjyqtarë: A.Zdrava, E.Gjoni, U.Kora (Elbasan)

Kartonë të verdhë: Potka 7', Beçka 17', Ivani 66', Osmanllari 90+3'/Bashhysa 74'

Triumfi i shpresës

Kalemi i jep fitoren Elbasanit përballë Pogradecit, teksa i futur në lojë pjesën e dytë ekzekuton një 11-metërsh që vlen tri pikë të rëndësishme për klasifikimin. Sfida ka qenë e fortë për të dyja ekipet, me miqtë që patën rastet e tyre, por hasën në barrikadën e mbrojtjes elbasanase, me Dushkun që ishte në një ditë të mirë.Vladimir Mema

Elbasani - Pogradeci 1-0

Goli: Kalemi 61' (11-m)

ELBASANI: Papri, Cani, Dishani, Dushku, Karai, Meta, Bullari, Canellari, Shabani, Peqini, Stojku. (U aktivizuan: Dalipi, Kalemi, Kamberi, Balliu, File) Trajner: A.Kila

POGRADECI: Sulollari, Molla, Yzellari, Kelo, Hykellari, Zeka, Menkshi, Bajraktari, Demiri, Manellari, Selko. (U aktivizuan: Ristani, Liçkollari, Balashi). Trajner: F.Fetollari

Gjyqtarë: M.Troka, Xh.Agolli, K.Gjergjaj (Fier)

Kartonë të verdhë: Karai 58', Shabani 68'/ Kelo 12'. Selko 64', Molla 70'

"Ringjallet" Apolonia

Apolonia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë kundër Besës. Edhe pse kanë shënuar vetëm 2 gola, nga një në çdo pjesë, fierakët kanë shpërdoruar shumë raste të tjera. Apolonia ka goditur edhe shtyllën, ndërsa nga ana tjetër, Besa, edhe pse humbi, u mundua të godiste fierakët përmes kundërsulmeve me Eficën.Mikel Mbriçaj

Apolonia - Besa 2-0

Golat: Braka 34', A.Lalaj 71' Apolonia: Çepele, Braka, Naçi, Çaushi, Velo, Sota, Ferro, Mehmeti, A.Lalaj, Hasani, F.Çaushi. (U aktivizuan: Mandia, Mehmetaj, Zeqo).
Trajner: M.Miho
Besa: Puja, Cara, Sula, Berati, Berberi, Brahimaj, Hyka, Xhihani, Efica, Gjoci, Hoxha. (U aktivizuan: Boraku, Shaba, Deliu).
Trajner: Y.Teliti
Gjyqtarë: G.Sulko, F.Greca, A.Xhafa (Lushnjë)

Lezhjanët nuk falin

Ndeshja mes Besëlidhjes dhe Tërbunit u zhvillua mjaft e fortë, duke prodhuar spektakël dhe emocione, por u shënua vetëm një gol nga vendësit. Pjesa e dytë ka qenë edhe më e bukur, pasi fitorja u kërkua me ngulm nga të dyja skuadrat. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 56-të, kur Lushaj i dha fitoren skuadrës lezhjane.Preng Gjikola

Besëlidhja - Tërbuni 1-0

Goli: Lushaj 56'

Besëlidhja: Geci, Laska, Zeka, Lleshi, Malaj, K.Marku, Syku, Dushaj, E.Lleshaj, Lushaj, K.Lleshaj. (U aktivizuan edhe Gjoka, Prendi, Gazulli, Gjergji, A. Marku). Trajner: V.Sokoli

Tërbuni: Danaj, Sufaj, Ismaili, Gjuraj, A.Hyseni, Hilaj, Rrethatokja, Kronaj, Penku, Kukaj, I.Alia. (U aktivizuan: B.Hyseni, H.Alia, Lejthia, Velia). Trajner: O.Pepaj

Gjyqtarë: D.Sala, M.Bega, R.Isufi (Shkodër)

Tomori vuan, por fiton

Të rinjtë e Tomorit kanë marrë një fitore të vuajtur ndaj Luftëtarit. Beratasve iu deshën plotë 50 minuta për të kaluar në avantazh me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Ramadani. Përgjithsisht loja ka qënë e dobët nga të dyja skuadrat, por me raste të humbura gjatë gjithë takimit. Në fund Mele ka dyfishuar shifrat për beratasit.Eris Sylyku

Tomori - Luftëtari 2-0

Golat: Ramadani 50' (11-m), Mele 88' (11-m)

Tomori: Lybeshari, Xherimeja, Sherifi, Lamaj, Hyseni, Aidinaj, Koka, Serdari, Dobra, Oshafi, Ramadani. (U aktivizua: Ruçi, E.Lamaj, Skëndo, Kumani). Trajner: K.Arbri

Luftëtari: Buxaj, Bajo, Matushi, Halilaj, Çela, Kondili, Puci, Këndella, Koshi, Çani, Mahmutaj. (U aktivizua: Mele, Aliko, Ksera).

Trajner: P.Meçi

Gjyqtarë: A.Merdanaj, E.Zilfa, J.Isufi (Vlorë)

Kartonë të verdhë: Dobra 39', Koka 78' / Bajo 13', Buxaj 50'

Shkëndija e Durrësit - Flamurtari 0-0

Shkëndija e Durrësit: Batusha, Hajdari, Sulaj, Xhakolli, Përgjoni, Frroku, Uka, Kutrolli, Cërriku, Pepkolaj, Shytermeja. (U aktivizua: Jaupaj). Trajner: A.Domi

Flamurtari: Sali, Mara, Çakërri, Mataj, Shkurti, Tushi, Dalanaj, Dule, Sadushi, Sino, Brahimaj. (U aktivizuan: Myslymi, Xhindi, Velaj).

Trajner: G.Mezani

J.Rexhmati

Olimpiku - Internacional 0-0

Olimpiku: Shehu, Haxhi, Karkanaqe, Puka, Caho, Kapxhiu, J.Meta (Dylçe 77'), Abazi, Hallkaj (Selmanaj 57'), Musabelliu, Aliu (A.Meta 85'). Trajner: E.Ruço

Internacional: Demollari, Rami, Ndreko (Gazheli 76'), Merepeza, Ngjela (Hyska 67'), Ymeraj, Shehi, Bregu (Qesari 56'), Çema, Morina (Zadeja 67'), Pinari. Trajner: A.Damo

Gjyqtarë: G.Velçani, D.Shkëmbi, A.Kyçyku (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Hallkaj 34', Musabelliu 65', Aliu 63' / Shehi 23', Ymeraj 35', Bregu 76'

Karton i kuq: Shehu 79'

A.Dushku

Policia braktis sfidën

Shkëndija B. e Tiranës dhe Kastrioti kanë luajtur vetëm 24 minuta në përballjen mes tyre. Kur loja është ndërprerë shfirat kanë qenë 1-0 për vendësit, teksa ka shënuar Hysi në minutën e 15-të. Pas minutës së 24-t, duke parë që loja po tensionohej, trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur ta ndërpresin, pasi në kompleksin e Kamzës nuk ka qenë prezent forcat e rendit. Këto të fundit kanë qëndruar deri në minutën e 24-t dhe më pas për një emergjencë, janë larguar nga fusha për t'u mos u kthyer më. Mes trajnerit të Shkëndijës dhe delegatit të takimit ka pasur debate. Gjithsesi, Kastrioti ka tërhequr skuadrën dhe kësisoji ndeshja nuk ka vazhduar. Tashmë nuk dihet se çfarë vendimi do të merret për këtë takim, të vlefshëm për grupin A të Kategorisë së Parë U-19. Gjithçka mbetet në dorë të Komisionit të Disiplinës.A.Dushku

U-19

Kategoria Superiore

Java e 17-të (06.03.2016)

Tirana-Porto 11-1

Laçi-Brians 0-1

Olimpiku-Internacional 0-0

Vllaznia-Akademia 3-1

Shkëndija e Tiranës-Partizani 1-0

Renditja F B H G+/G- P

  1. Shkëndija T. 13 2 2 31-7 41
  2. Vllaznia 13 1 2 43-11 40
  3. Partizani 11 4 2 33-17 37
  4. Tirana 9 3 5 58-26 30
  5. Laçi 6 4 6 16-15 22
  6. Akademia 6 1 10 27-35 19
  7. Internacional 4 5 8 20-35 17
  8. Brians 3 6 8 14-25 15
  9. Porto 4 0 13 14-50 12
  10. Olimpiku 1 2 14 8-44 5

Java e 18-të (13.03.2016)

Brians-Tirana (12:00)

Partizani-Olimpiku (12:00)

Akademia-Laçi (12:00)

Porto-Shkëndija e Tiranës (12:00)

Internacional-Vllaznia (12:00)

Grupi B

Java e 17-të (06.03.2016)

Skënderbeu-Teuta 1-0

Shkëndija e Durrësit-Flamurtari 0-0

FK Dinamo-AF Dinamo 0-3

Apolonia-Besa 2-0

Elbasani-Pogradeci 1-0

Renditja F B H G+/G- P

  1. Skënderbeu 13 1 3 34-12 40
  2. Teuta 12 2 3 30-10 38
  3. Flamurtari 8 2 7 21-22 26
  4. Shkëndija D. 7 3 7 25-20 24
  5. FK Dinamo 6 6 5 16-17 24
  6. AF Dinamo 6 3 8 25-20 21
  7. Pogradeci 5 5 7 15-17 20
  8. Besa 6 0 11 12-27 18
  9. Apolonia 4 4 9 19-31 16
  10. Elbasani 4 2 11 17-40 14

Java e 18-të (13.03.2016)

Besa-Elbasani (12:00)

Flamurtari-FK Dinamo (12:00)

Teuta-Apolonia (12:00)

Pogradeci-Shkëndija e Durrësit (12:00)

AF Dinamo-Skënderbeu (12:00)

Kategoria e Parë

Grupi A

Java e 11-të (06.03.2016)

Kukësi-Vllaznimi 5-2

Besëlidhja-Tërbuni 1-0

Shkëndija B. e Tiranës-Kastrioti (e ndërprerë)

Renditja F B H G+/G- P

  1. Kukësi 10 1 0 33-7 31
  2. Shkëndija B. 5 2 3 21-14 17
  3. Kastrioti 5 0 5 22-21 15
  4. Vllaznimi 3 3 5 20-29 12
  5. Besëlidhja 2 2 7 10-17 8
  6. Tërbuni 2 2 7 14-32 8

Java e 12-të (13.03.2016)

Kukësi-Besëlidhja (12:00)

Tërbuni-Shkëndija B. e Tiranës (12:00)

Vllaznimi-Kastrioti (12:00)

Grupi B

Java e 11-të (06.03.2016)

Tomori-Luftëtari 2-0

Bylisi-Butrinti 0-1

Lushnja-Vlora (nuk u zhvillua)

Tirana B pushim

Renditja F B H G+/G- P

  1. Butrinti 8 0 2 27-6 24
  2. Lushnja 6 1 1 14-4 19
  3. Tomori 6 0 4 22-9 18
  4. Luftëtari 4 2 3 11-9 14
  5. Tirana B 4 0 4 9-13 12
  6. Bylisi 0 2 7 5-17 2
  7. Vlora 0 1 7 3-32 1

Java e 12-të (13.03.2016)

Vlora-Tomori (12:00)

Luftëtari-Bylisi (12:00)

Butrinti-Tirana B (12:00)

Lushnja pushim