e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shqipëria në Europian/ De Biazi pa limite: Ëndërrojmë kalimin e grupit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqipëria në Europian/ De Biazi pa limite: Ëndërrojmë kalimin e grupit

Pas çmimit "Stoli i Artë" që mori këtë të hënë në Itali për kualifikimin historik të Shqipërisë në finalet e Europianit, trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka komentuar sfidat e ardhshme që e presin në "Francë 2016".

Untitled-3Duke folur për mikrofonin e "Sky Sport", trajneri i kuqezinjve ka thënë se Portugalia, Serbia dhe Danimarka ishin më të forta se Shqipëria dhe se "ishte diçka shumë e bukur që ia dolëm".

I pyetur se çfarë pritet nga Shqipëria në Europian, De Biazi është shprehur se mospasja e një presioni të lartë për t'u kualifikuar, do të jetë pozitive për skuadrën.

"Do të luajmë në Europian ashtu siç kemi bërë deri tani edhe pse renditja thotë se jemi mbrapa. Duke luajtur ndeshjet në grup do të jetë diçka e jashtëzakonshme për ne",-ka thënë trajneri.

Për Elseid Hysajn

"Hysaj për mua është një lojtar që ka cilësi të mëdha, teknike dhe fizike. Një lojtar me një personalitet të madh, që unë e kam futur në fushë që 18 vjeç në Oslo kur po fitonim 1-0.

Një futbollist që te Napoli ka pasur një proces në rritje, kujtojmë që s'ka mbushur ende 22-vjeç. Duke luajtur në një ambiente me një presion të madh si te Napoli do ta ndihmojë në vazhdimësi",-ka thënë De Biazi.