Turperohet Tirana, Shqiperia çfare deshtimi!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nata norvegjeze e 26 korrikut 2012 do të kujtohet gjatë si makthi nga Tirana, e cila është shpartalluar dje në mbrëmje me rezultatin masakrues 5-0 nga Alesundi vendas, i cili një javë më parë në kryeqytetin shqiptar kishte mundur të merrte një barazim 1-1 ndaj bardhebluve të Hulian Rubio Sançezit. Kështu ka marrë fund edhe ëndrra kontinentale e skuadrës rekordmene në Shqipëri për sa u përket titujve të fituar (24) për të vazhduar më tej në turin e tretë të Europa League.
Shpresa e fundit shqiptare për të mbajtur gjallë frymën shqiptare në futbollin që vlen, është shuar pasi bardheblutë mbrëmë janë dorëzuar pa kushte përballë një kundërshtari, i cili në 45 minutat e para ka dominuar, pa mundur të gjejnë në rrugën e rrjetës përveçse një herë në limitin e kohës së rregullt. Ndërsa 45 minutat e dyta i ka kthyer në një festival golash, që kanë gjunjëzuar në mënyrë të turpshme skuadrën e Rubios.
Dyfishimi i shifrave për Alesundin vjen herët, në minutën e 48-të, duke e çarmatosur përfundimisht Tiranën edhe në pritshmëri e shpresa. Skuadra e Hulian Rubios shthuret tërësisht, mundohet të dalë e sforcuar në kërkim të golit, por në këtë mënyrë krijon hapësira të shumta pas, të cilat shfrytëzohen më së miri nga vendësit, që nuk hezitojnë të shënojnë edhe golin e tretë e të katërt. Tirana duhet të mbahet sa të mundet për të mos pësuar ndonjë goleadë turpëruese, por nuk ia ka dalë dot, pasi pak minuta më vonë ka pësuar edhe golin e pestë. Rubio mundohet të vërë sadopak rregull në katrahurën që mbizotëron te bardheblutë përmes zëvendësimeve të veta, por gjithçka është e pamundur.
Nëse pjesën e parë u materializua deri diku taktika e trajnerit Rubio, në të dytën, nisur edhe nga pësimi i shpejtë i dy golave të tjerë, bardheblutë nuk kanë fare orientim. Madje, minutat që kalojnë u shërbejnë vendësve për t’u “zbavitur” si në një ndeshje stërvitore. Vetëshënimi i katër golave në 45 minutat e dyta e tregon “makthin” që kanë përjetuar bardheblutë në këtë ndeshje kthimi, ku u vulos edhe eliminimi i tyre. Kështu, të katër skuadrat shqiptare që morën pjesë në Europë, Skënderbeu në Champions League, Flamurtari, Teuta dhe Tirana në Europa League, u eliminuan. Në total, skuadrat tona në 10 ndeshje, fituan 2 ndeshje, barazuan 2 dhe humbën 6.
Dështimi
Të katër skuadrat shqiptare që morën pjesë në Kupat e Europës, Skënderbeu në Champions League, Flamurtari, Teuta dhe Tirana në Europa League, u eliminuan