e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hidhet shorti i Seria A, ja kur do te jene perballjet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hidhet shorti i Seria A, ja kur do te jene perballjet
Është hedhur mbrëmjen e djeshme shorti për Seria A dhe do të jetë ndeshja Juventus- Parma që do të startojnë sezonin e ri. Ndërkohë ekipi i Milanit do të presë në shtëpi Samdorian, ndërsa Inter do të udhëtojë drejt Pescarës. Ndeshjet e tjera të forta do të jenë Palermo- Napoli, Atalanta- Lazio dhe Roma- Catania.

Derbi i ‘Madoninës’ do të luhet në javën e shtatë ndërsa në të 11- ën është supersfida Juventus- Inter. Por prova e zikaltërve do të jetë që në javën e dytë sepse do të luajnë përballë kryeqytetasve të Romës. Në javën e 12- të luhet derbi Lazio- Roma , për të vijuar në javën pasardhëse me ndeshjen Napoli- Milan dhe Juventus- Lazio. Java e fundit sezonit të parë të kampionatit mbyllet me duelin Napoli-Roma.

Ndeshjet e javës së parë

ATALANTA – LAZIO
CHIEVO – BOLOGNA
FIORENTINA – UDINESE
GENOA – CAGLIARI
JUVENTUS – PARMA
MILAN – SAMPDORIA
PALERMO – NAPOLI
PESCARA – INTER
ROMA – CATANIA
SIENA – TORINO