e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Tripoli, prezantuesja e lajmeve me pistolete

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tripoli, prezantuesja e lajmeve me pistolete
Shikuesit e televizionit shtetëror libian janë habitur kur gjatë edicionit të lajmeve, prezantuesja e tyre mbante në dorë një pistoletë. Para fillimit të raportimit të lajmeve, vajza i bëri thirrje rebelëve të cilët i janë afruar Tripolit që të mos guxojnë të ndërhyjnë në godinën e televizionit.  “Jemi të gjithë të armatosur gjer në dhëmbë. As mos t’iu shkojë ndër mend se mund ta merrni televizionin.”, tha folësja e lajmeve, 30 vjeç dhe e pambuluar si zakonisht.