'Ndihem i turperuar nga ajo qe beri djali'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një amerikane me origjinë nga Mali i Zi dhe që fliste shqip mori një udhëtim përmes Shqipërisë si vizitore. Takoi dy djem nga fshatrat e Mulletit me dëshirën për të kaluar pak kohë të bukur me ta. Vajza dhe djemtë kaluan natën në të njëjtën dhomë hoteli dhe pasi ata ikën ajo i denoncoi se i kishin vjedhur telefonin celular dhe aparatin fotografik. Dy kushërinjtë Kadri dhe Hysni Gjoshi u arrestuan ndërsa vajza i hipi avionit për në Poloni. Kjo është historia e treguar nga vetë vajza Teuta J. në polici dhë Prokurorinë e Tiranës. Dy djemt u lanë të lirë nga gjykata. Më i madhi nga dy kushërinjve, Kadri Gjoshi na tregon ..
Kadri, si ndodhi që u njohët me vajzën shqioptaro- amerikane ?
Unë isha në Korçë duke u kthyer nga Greqia, ku kisha qenë bashkë me kushëririn tim që është fqinj me mua, Hysniun. Morëm një furgon në Korçë. Në furgon ishte edhe kjo vajza, Teuta. Vetëm mbiemrin I morëm vesh. U ulëm aty dhe ajo erdhi u ul pranë nesh. Nga pamja dhe nga veshja mua m’u duk e huaj dhe nuk po flisja. Në një moment ajo me preku, si pa dashje dhe më tha: Më fal. Aty e pyeta nëse ishte shqiptare, apo e huaj. Më tha se ishte shqiptare nga Mali i Zi, por se jetonte në SHBA. Kishte ardhur në Shqipëri, për të marrë pjesë në fejesën e të motrës, e cila ishte fejuar me një djalë nga Korça dhe se do bënin celebrimin. Në furgon ishte bashkë me motrën dhe të shoqin e saj. Gjatë rrugës bvashkë me Hysniun, shkëmbyem numrat e telefonit, por unë i thashë që jam i fejuar dhe se mua nuk më ke për këto punë. Ajo më tha: S ka problem, ndonjë shok po pate. Di që kishte ardhur në Shqipëri që përpara dy javësh. Dhe na tha se do të vinte prapë dhe erdhi. Më tha se pas fejesës do shkonte në Mal të Zi, dhe më pas do ikte tek të afërmit e burrit të motrës në Greqi. Me sa di unë në Selanik, sepse atje më duket se i kishte.
Çfarë ndodhi pas këtij takimi?
Më mori në telefon. Rastisëm te festa e Birrës Korça. Ajo ishte bashkë me një shoqen e saj korçare. Ajo ishte shumë e bukur dhe në çdo rast ishte e gatshme të kontriubonte me lekë. Atë natë pimë birra në festë, hëngrëm qofte e ndenjëm në lokale në Korçë, e u endëm nëpër qytet.
Ku fjetët?
Ndenja deri në orën pesë të mëngjesit pastaj shkova te shtëpia e nuses në Bilisht. Hysniu ndenji në Korçë në qytet. Kërkuam të shkonim në ndonjë hotel, por nuk gjetëm. Atë ditë që ishim ne, të gjithë hotelet e Korçës ishin të zënnë dhe nuk kishe ku gjeje asnjë vend. Të nesërmen, ajo kishtre folur në telefon me Hysniun dhe i kishte thënë që të shkoja ta merrja për në Tiranë, sepse nuk vinte dot vetëm. Shkova e takova dhe më tha për ndonjë shok, me që vetë isha i fejuar. Erdhëm në Tiranë, fola në telefon me Hysniun dhe u takuam tek stadiumi “Qemal Stafa”. Aty u ulëm dhe pimë një kafe dhe po bisedonim me të. Erdhi edhe Hysniu. Ajo në këtë kohë nisi të bisedonte me Hysniun dhe po hidhnin ndonjë llafe e gjëra të tilla.
Po ti?
Jo. Ju thashë unë jam i fejuar dhe i thashë edhe asaj. Nuk kisha punë me këtë histori.
Në hotel shkuat të tre apo vetmë ajo dhe Hysniu?
Jo shkova edhe unë, por ai bëri seks me të. Unë fjeta gjumë. Ku qëndruat gjatë ditës. Po pimë kafe në nja dy lokale. Lëvizëm me taksi dhe në të gjithë rastet e paguam ne. Ajo donte të shkonim në pab, por për atje s donim të shkonim. Nuk kishim lekë për atë punë. Ajo nuk pagoi asnjëherë.
Kur shkuat në hotel ?
Në mbrëmje, nga ora 7 ose 8, shkuam në hotel dhe bëmë pagesën dhe lamë emrat. Hysniu la emër të rremë, kur se unë emrin tim. Ndenjëm deri nga ora 01:00, pas mesnate në lokal tek një kushëri. Më pas u kthyem në hotel dhe shkuam në hotel. Por deri këtu sepse unë fjeta gjumë. Hysniu u mor me të. Kur më ndaluan u thashë të më merrnin po të donin dhe të më bënin po të donin edhe analizat. Unë jam i fejuar dhe s kisha punë me të. Vetëm Hysniu…
Po pse ia morët sendet?
Ishte veprim i nxituar i momentit. Nuk e menduam gjatë. Ajo në asnjë rast nuk pagoi asgjë. Nuk fuste dorën një herë në xhep. Na griu nga lekët. Kur ishte takuar me Kadriun në Korçë, kishte qenë duke pirë një coka- cola dhe një pije tjetër. Më pas kishte marrë edhe një kapuçino. Ia la Kadriut t’i paguante. Po kështu birrat, po kështu edhe rrugën nga Korça për në Tiranë, ia pagoi Kadriu. Këtë gjë bëri edhe në Tiranë, me taksitë me hotelin dhe në lokale sa herë u ulëm. Ajo asnjëherë nuk paguante para.
Halil Gjoshi Ndihem i nxhehur dhe turpuruar me atë që bëri im bir
Babai i Kadri Gjoshit, nuk është aspak i qetë me gjithçka që ka ndodhur. Edhe pse i biri është treguar i sinqertë me të dhe ka pranuar të vërtetën para tij, babain nuk e zë vendi. Inatin e ka më shumë me faktin se i biri ka harxhuar paratë me një amerikane. “Policia erdhi krejt normalisht dhe më pyeti, për tim bir. J’ua tregova se kush ishte sepse nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Djali nuk më tregoi asgjë. Vetëm se kur erdhi një furgon me policë më thanë se do e merrnin për një verifikim. Nuk mendova se do kishte qenë një histori e tillë,- thotë Halil Gjoshi. “Tri ditë nuk më ka zënë gjumi natën. Nuk dija çfarë të bëja. Ky ishte në qeli atje, kurse mua s më zinte gjumi. Nuk di se si mund të bëjë njeriu gjëra të tilla”. Edhe pse është jo pak i nxehur me veprimet e të birit, në fund ndihet i qetë. “Së paku ka ardhur në shtëpi pranë familjes,- thotë Halili, ndërsa ia ka jo pak frikën asaj se çdo të ndodhë në të ardhmen me të birin dhe djalin e kushëririt të tij. “Nuk di si do vejë më vonë kjo punë. Edhe mund t’i dënojnë”. Thotë 52 vjeçari Halil Gjoshi nga fshati Hekal i Tiranës. Herë pas here kur dëgjon të birin, i kthen atij ndonjë vështrim të egër. Vetullat i ngrys dhe rrudh ballin. Buzët u shtrëngon dhe kërkon të dijë të vërtetën nga i biri. Duket sikur dëgjon diçka të re sa herë që e dëgjon. Herë pas here ngrys vetullat, apo kthen kohën me shpejtësi kur veshi i kap diçka të re apo të padëgjuar më parë, ndërsa hap më shumë qepallat e syve.