TreKampione
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spanja vendos hegjemoninë e vet në futbollin Europian dhe Botëror. Si askush tjetër, ajo ka bërë “tris”, duke fituar për herë të dytë radhazi Kampionatin Europian, në vitin 2008 dhe 2012, mes të cilëve ka vendosur edhe kurorën e Kampiones së Botës, në vitin 2012. Një sukses i trefishtë, që dëshmon qartë epërsinë e padiskutueshme të iberikëve në këtë lojë magjike. Dominim i cili u duk qartë që në sekondën e parë të finales së Kievit, ndaj Italisë, që kishte mrekulluar me lojën e saj deri në këtë “stacion”, por i “ngeci sharra në gozhdë” ndaj stretagjisë alla Barcelona të skuadrës së Del Boskes.
Epërsia e kësaj të fundit nuk reshti deri në vërshëllimën e fundit te kryesorit portugez, Proenca. Gjatë 90 minutave, të luajtura në prani të më shumë tifozëve spanjollë, si për të kompletuar edhe në këtë drejtim epërsinë e thellë të tyre, janë prodhuar katër gola për “La Furia Roja”, me autorë David Silva, Xhordi Alba, Mata dhe Fernando Torres. Këta dy të fundit janë hedhur në lojë si zëvendësues, por u ka mjaftuar aktivizimi për të shënuar secili. Madje, sulmuesi spanjoll i Celsit ka konkretizuar edhe golin e tretë në këto finale të “Euro 2012”, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni. Finalja e këtij Evropiani, për shkak të supremacisë absolute të Spanjës, por edhe fatit të keq që e ndoqi Italinë, teksa Kielini u dëmtua herët dhe ia la vendin Balzaretit, ndërsa në minutën e 60-të, i sapohedhuri në fushë, Tiago Mota, në vend të Montolivios, do të pësonte tërheqje, duke mos e vijuar dot lojën.
Por, pamundësia e tij e ka lënë Italinë me dhjetë lojtarë në fushë, për shkak se braziliano-italiani i Paris SG ishte zëvendësimi i tretë dhe Prandeli nuk mund të bënte më të tillë. Kjo ia ka lehtësuar përfundimisht punën skuadrës iberike, e cila ka luajtur si “macja me miun” me axurrët, përmes qarkullimit të dendur të topit dhe infiltrimeve marramendëse e vdekjeprurëse në prapavijën axurre. Dy gola në pjesën e parë dhe po aq në të dytën, kanë vulosur fatin e kësaj finaleje të shumëpritur, e cila ka ngritur në podium sërish Spanjën, si kampione e Europës edhe për katër vite të ardhshme.
Spanja rishkruan historinë. David Silva, Xhordi Alba, Torres dhe Mata shkatërrojë një Itali, që ishte vërtet në formë në këtë Kampionat Europian, por dëshmoi se mbetej më poshtë Spanjës.
Iberikët kanë grimcuar Italinë dhe kanë sigluar një “triologji” të paparë në historinë e futbollit. Pasi kanë triumfuar në Austri dhe Zvicër, në “Euro 2008”, pasi ka ngritur lart trofeun e më të mirit të Botës në Afrikën e Jugut, dy vite më parë, pasi triumfojnë edhe në Poloni e Ukrainë, në “Euro 2012”, spanjollët pushtojnë gjithcka me futbollin e tyre spektakolar e rezultativ. Ndaj axurrëve, në finalen e Kievit, kanë qenë shkatërrues e të papërmbajtshëm në pjesën e parë, duke shënuar edhe dy gola me anë të David Silvës, që tund rrjetën e Bufonit me kokë, pas një asisti të Fabregasit, dhe më tej duhej të vinte që nga mbrojtja e të bënte “corap” prapavijën italiane Xhordi Alba, duke dyfishuar shifrat.
Reagimi i Italisë është konfuz, i paqartë dhe ndalet në një portier si Iker Kasijas, madhështor e vendimtar në daljet në ajër te porta e tij, duke u hequr në momentin e fundit mundësinë e golit kundërshtarëve, por edhe duke i sfiduar ballë për ballë, në goditjet potente të Kasanos, Montolivios dhe Balotelit. Në vitin 2008, Spanja kishte gjetur kontaktin me stilin që u përshtatet më së miri lojtarëve plot kreativitet, pjesë e Barcelonës dhe Realit, më së shumti, por që mbeten pothuajse unikë. Të lehtë fizikisht, të pakapshëm për kundërshtarin, që bëjnë c’të duan me topin, iberikët nuk e kanë pasur shumë të vështirë të superojnë Italinë në të gjitha drejtimet, të neutralizojnë “trurin” e lojës së axurrëve, Andrea Pirlon, edhe për shkakun se vetë ata kishin në lojë më së paku nja 4-5 të lojtarë të tillë, mbi të cilët qëndronte Iniesta, i palodhur dhe dirigjent perfekt i të tijve. Një vulë spanjolle në Europianin e 14-të, që hedh rrënjët në kulturën e futbollit, të atij futbolli që është ngritur si një dogmë për t’u lakmuar, por jo imituar dot nga askush, prej Barcelonës së Guardiolës.
Por, në këtë finale, ndoshta merita më e madhe e Spanjës ka qenë çnatyrimi i rivalëve italianë, t’i joshë ato me një stil loje që thjesht, kundër tyre, nuk mund të përballohej dhe as kopjohej. Një “markë” që ka fituar aq shumë, sa që e kishte çuar Gjermaninë dhe Italinë në përpjekje të mundimshme për ta imituar. E kanë bërë deri diku axurrët, por jo ndaj spanjollëve.
Ashtu si në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë, Italia nuk ishte në gjendje për të luajtur mirë. Ndoshta, lojtarët italianë kurrë nuk do t’i harrojnë pesëmbëdhjetë minutat e para dhe të fundit në Kiev.
Spanja doli në fushë tepër e lidhur mes reparteve, asfiksuese për kundërshtarin në presingun që bën, tepër e zgjeruar në vendosjen taktike, krejt ndryshe nga sfida paraardhëse me Portugalinë. Nuk ndryshon shumë Prandeli në llogoren tjetër, me përjashtim të aktivizimit të Abates në të djathtë të mbrojtjes. Që në fillim spikati Spanja, një ekip tepër i saktë dhe vertikal. Ksavi Hernandez u shfaq më në fund si një “regjizor” i pashoq në llojin e vet, teksa ishte në lartësinë që pritej. Të gjithë funksiononin përreth tij, duke bërë që loja e Spanjës të lulëzojë në cdo sektor e centimetër të fushës, me një Iniesta mbinatyror, një David Silva përmbyllës i aksioneve, me një Fabregas që lufton e gjendet kudo. Vuan Italia, e detyruar të mbrohet me forca të shumta, edhe për shkak se iberikët ia kanë arritur të bllokojnë “trurin” e lojës së tyre. Xabi Alonso dhe Buskets “cmontojnë” Andrea Pirlon, ndërsa Montolivo vuan hijen nga pas, që ka emrin e Ksavit.
Në hije mbeti De Rosi, që humbiste topa fatalë në mesfushë, duke u dhuruar kundërshtarëve okazione për të nisur kundërsulme të shpejta nga pas krahëve. Sulmuesit italianë, Baloteli dhe Kasano, provojnë “prangat” e Pikesë dhe Ramosit, të cilët kanë një siguri të jashtëzakonshme pas tyre, edhe kur cedojnë në ndonjë moment. Kapiteni Iker Kasijas është i pakalueshëm dhe zot i luftës në ajër në portën e tij. Pas përvojës së hidhur me Kroacinë dhe Portugalinë, në dy ndeshjet pararendëse, Spanja u kthye për të fituar zotërimin e lojës e të topit. Çdo posedim i iberikëve ishte i mprehtë, cdo pasim i sigurt. Si duket e kishte lënë “ëmbëlsirën” për në fund skuadra e Del Boskes, sepse në finalen e Kievit zhvilloi ndeshjen e saj më të mirë të turneut. Kryesori Proença pati pak mëshirë në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-0 për Spanjën, sepse e kurseu Italinë nga një penallti, teksa topi u ndal nga dora e Bonucit në ecje e sipër drejt portës së Bufonit.
Di Natale, që zuri vendin e Kasanos me fillimin e pjesës së dytë, ishte vetëm një dritëz shprese për axurrët në fraksionin e dytë të finales, por i pakalueshmi Kasijas i mohon atij golin dhe ndoshta rihapjen e ndeshjes. Dhe nga ai moment (minuta e 51-të), Italia i dorëzon armët. Dëmtimi i Tiago Motës i lë axurrët me 10 lojtarë në fushë, cka hap “shtigje” të pafundme në mesfushë për iberikët, që janë mjaft të uritur për të shënuar edhe gola të tjerë. Torres dhe Mata nuk duan t’ia dinë për “kompromise” ndaj një kundërshtari të dorëzuar dhe të braktisur edhe nga fati, ndaj shënojnë edhe dy herë në pjesën e dytë, duke vulosur “pokerin” spanjoll. Trofeu i tretë radhazi për “La Furia Roja”, për rekord e histori.