Portreti i dy finalisteve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kampionët e rikonfirmuar të Europës i kanë mahnitur dhe surprizuar të gjithë. Spanja dhe Italia parashikoheshin të zhvillonin një duel tepër të sofistikuar në aspektin taktik, për vetë filozofinë dhe përgatitjen e lojtarëve që kishin në dispozicion. Akoma më garanci për një ndeshje të bazuar te dyluftimet në mesfushë, e jepte takimi që patën me njëra-tjetrën në fazën në grupe të Evropianit. Por, finalja ka dëshmuar një supremaci të padiskutueshme të “furisë së kuqe”.
Spanja – Vuajti në duelin e grupit kundër italianëve, por u justifikua si problem i skemës që kishte zgjedhur Del Boske. Ndeshjet në vazhdim kanë qenë një përmirësim i ndjeshëm për iberikët, të cilët kanë hequr të gjitha dyshimet që ishin hedhur mbi potencialin e tyre. Një skuadër e mbushur me klas, e cila ka një bashkëpunim të admirueshëm në fushë. Vendosën një rekord në historinë e futbollit, me tre trofe brenda katër vitesh, cka i mbajti të karikuar deri në fund. Spanjollët kishin më shumë cilësi se Italia dhe, mbi të gjitha, treguan një formë të mirë fizike, pavarësisht se luajtën 120 minuta në gjysmëfinale. Në letër supermacia kualitative e iberikëve dominoi mbi shpirtin e garës dhe mbrojtjen e hekurt të italianëve, ndaj morën një fitore të pastër në finale.
Italia - Skuadra e Prandelit ishte më superiore dhe zhvilloi një futboll të bukur në ndeshjen e parë kundër iberikëve. Një mbrojtje e hekurt dhe një kundërsulm i rrezikshëm. Gjithsesi, pozitat ndryshonin për italianët në finale, për një faktor tepër të rëndësishëm. Nuk ishte më ndeshja e parë e kompeticionit dhe lodhja fizike ishte e madhe tek të kaltrit, të cilët e bazonin forcën e tyre te presingu dhe ritmi i lartë. Në këto dy komponentë caluan ndaj iberiklëve, sepse këta të fundit ishin ndjeshëm superior.
Edhe fati i keq i ndëshkoi axurrët kësaj here, me dëmntimin e Kielinit dhe të Tiago Motës, ky i fundit kur ishin bërë të tria zëvendësimet, ndaj më tepër se 30 minuta të kaltrit i luajtën me një lojtar më pak në fushë. Djemtë e Prandelit pritej të kishin një armë më shumë se kundërshtari: motivimin. Ia kishin dalë mbanë të shkonin vetëm një hap larg trofeut dhe nuk kishin ndërmend të hiqnin dorë tashmë. Por dëshira nuk mjafton ndaj një “makinerie” perfekte si Spanja. Axurrët ishin gati të sakrifikonin dhe të zhvillonin një ndeshje të paharrueshme, për të fituar një trofe që u mungonte prej shumë kohësh, por kjo nuk u pa në fushën e lojës, në finalen e Kievit.