'Tre luan�t' apo 'gjelat', beteja p�r kok�n e Grupit D�
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Angli-Francë është kryendeshja e Grupit D të fazës finale të “Euro 2012”, e cila luhet në orën 18:00. Dy skuadra me emër dhe peshë në futbollin e kontinentit tonë, por që vijnë në përballjen direkte, e para për to në këto finale, në pozita të ndryshme. Anglia mes shumë problemesh, me dëmtime të tre titullarëve, që u kthyen në shtëpi pa nisur ende ndeshjet e turneut të kësaj vere, me një trajner të ri, Roi Hodgson, i cili zëvendësoi para një muaji Fabio Kapelon e dorëhequr që në shkurt, ndërsa francezët nuk e njohin humbjen prej 21 ndeshjesh. Një fakt që dëshmon qartë situatën optimale psikologjike, vec të tjerash, që gëzon formacioni i Laurent Blankut.
Federata i pret biletën e kthimit Anglisë
Anglia duket se nuk do ta ketë të gjatë në këtë Evropian, sepse më 20 qershor do t’i duhet të kthehet në shtëpi. Kjo nuk është një masë ndëshkuese kundrejt kombëtares së drejtuar nga Roi Hoxhson, por iniciativa e çuditshme i përket Federatës Angleze të Futbollit. Ajo e ka prenotuar që tani avionin që do ta rikthejë skuadrën në shtëpi, në një datë që korrespondon me të nesërmen e përfundimit të takimeve në fazën e grupeve (ndeshjen e fundit Anglia do ta luajë me Ukrainën). Lajmi ka bërë jo pak jehonë në median ishullore, aq sa tabloidet më të mëdhenj e kanë quajtur këtë nismë si një shenjë mosrespekti, apo mosbesimi ndaj lojtarëve që aktualisht janë të grumbulluar nën urdhrat e trajnerit të tyre.
Nga ana tjetër, kjo mund të shihet si një tjetër gafë e radhës nga ana e drejtuesve të këtij organi, që shpeshherë ka qenë iniciatori i përçarjes së kësaj kombëtareje. Por, ndryshe nga herët e tjera, Federata angleze ka dalë në mbrojtje të nismës së saj duke theksuar: “Kjo që kemi bërë, është një procedurë standarde, paraprake dhe një ndihmë për lojtarët tanë. Duke parë vështirësitë e shumta që hasen në periudhën e verës për biletat e avionit, ne i kemi dalë të keqes përpara, nëse gjërat shkojnë keq për ne, për t’u lehtësuar lojtarëve tanë një kthim të shpejtë në shtëpi”.
Gjithsesi, një justifikim i tillë nuk kapërdihet aspak nga media, por as nga ikona të së kaluarës të kësaj përfaqësueseje si Alan Mëleri, i cili thekson me tone të ashpra: “Ky nuk është vetëm një vendim i çuditshëm, por edhe shumë absurd. Nëse unë do të kisha qenë një lojtar i Anglisë dhe të vihesha në dijeni të kësaj gjëje nuk do ta kisha kapërdirë aspak, por do të kisha protestuar. Më vjen keq që, përveç problemeve të mëdha që kemi, i shtojmë vetes të tilla gjeste që mund të na dëmtojnë edhe më shumë”. Mesa duket, optimizmi në Federatën Angleze të Futbollit për një Evropian të gjatë dhe të suksesshëm të djemve të Roi Hoxhsonit mungon, sepse një veprim i tillë nga organi më i lartë i futbollit mund të acarojë realisht ndonjë nga lojtarët në grup dhe atmosferën stresuese rreth tyre.
“Franca 21 ndeshje pa humbje? Kjo s’na frikëson, na motivon”
Roi Hoxhson do ta nisë aventurën e tij me Anglinë kundër Francës, në një ndeshje që parashikohet e vështirë, por emocionuese. Gjithsesi, duke e vlerësuar forcën e kundërshtarit me fakte konkrete, trajneri i “Tre Luanëve” nuk ka frikë nga “gjelat” e Loran Blankut. “Kur përmendet emri Angli flasim për një kombëtare, e cila nuk fiton një trofe ndërkombëtar që nga viti 1966. Por këtë e di si unë, ashtu edhe të gjithë tifozët tanë. Megjithatë, unë nuk dua të shoh prapa, sepse e ardhmja mund të jetë e jona dhe besoj se këtë aventurë e nisim me të gjitha kushtet e duhura për të qenë protagonistë. Në dispozicion kemi një grup lojtarësh super, të cilët në javët e fundit janë stërvitur në mënyrë fantastike, prandaj e nisim këtë turne me mentalitetin e duhur. Franca e fortë? Përballë do të kemi rivalin më të fortë në letër, por vështirësia më e madhe qëndron te fakti i të luajturit ndeshjen e parë, e cila kërkon medoemos një rezultat pozitiv për të mos rënë në depresion. Nga statistikat e mia, ata kanë 21 ndeshje radhazi që nuk njohin humbje, por ky fakt nuk na frikëson, por na motivon që ne, Anglia, të thyejë këtë seri pozitive të tyre. Shanset për fitoren janë 50 me 50, prandaj është e kotë të ndihemi inferiorë apo superiorë në këtë takim”, – tha Hoxhson.
Çështja “Ferdinand” - Edhe pse ka humbur një shtyllë të rëndësishme të mbrojtjes si Rio Ferdinand, trajneri i ishullorëve nuk e ka grumbulluar sërish gjigandin e Mançester Junajtid, Rio Ferdinand. Një çështje e tillë ka hapur një debat të madh në vend por, për herë të parë, Hoxhson tregon arsyet e mosgrumbullimit: “Kam një respekt të madh për një futbollist si Rio, i cili ka veshur fanellën e Kombëtares së Anglisë për 81 ndeshje. Prandaj, nuk kërkoja ta përdorja emrin e tij si një ‘tapë’ për të mbyllur boshllëkun e Kahillit. Pastaj, Anglia ka nevojë për djem të rinj, të cilët duhet të nisin të fitojnë eksperiencë, ndaj zgjodha menjëherë Kelin, i cili do të mësojë shumë nga ky Evropian”.
“Angli, kopjo Çelsin dhe mund të surprizosh”
Fati i keq e ka detyruar që të lërë grumbullimin si rrjedhojë dëmtimi, kësisoj Evropianin 2012 ta shohë nga shtëpia. Megjithatë, kjo nuk e pengon Frenk Lampardin që ta inkurajojë nga larg përfaqësuesen e tij. Sipas mesfushorit të Çelsit, Anglia sivjet duhet të kopjojë skuadrën e tij, kampione Evrope: “Për mendimin tim, Anglia në këtë Evropian mund të bëjë të njëjtën aventurë që unë dhe Çelsi bëmë sivjet në Ligën e Kampioneve. Gjërat e përbashkëta mes Çelsit dhe Anglisë sivjet janë të shumta; e para është uniteti që ekziston rreth grupit, psikologjikisht jemi të fortë dhe cilësitë nuk na mungojnë, si ne edhe kombëtares. Unë i pranishëm në Evropian? Nuk do të mungoj për asgjë në botë që të shoh nga stadiumi ndeshjen e parë kundër Francës. E ritheksoj, Anglia i ka të gjitha mundësitë që të surprizojë në këtë garë, sepse sivjet fati ynë më i madh është që edhe pretendentet e ashtuquajtura nuk kanë dominuar, përkundrazi më kanë zhgënjyer totalisht. Cilat? Gjermania, Holanda, por edhe Spanjën nuk e shoh të pathyeshme”.
Uejn Runi: Do t’i habisim të gjithë
Rreth përfaqësueses angleze ka skepticizëm, por ai që premton ta mposhtë atë është sulmuesi Uejn Runi: “Më vjen keq që do mungoj në debutimin kundër Francës, megjithatë jam i sigurt se shokët e mi do të jenë perfektë kundër tyre dhe do e nisim pozitivisht këtë aventurë në Poloni e Ukrainë. Nuk na shohin favoritë? Aq më mirë për ne, sepse presioni shpeshherë të dëmton, prandaj ne duhet të jemi të përqendruar, të luajmë shanset tona dhe pa diskutim ajo çfarë do arrijmë të bëjmë në këtë Evropian do i habisë të gjithë”.
PRECEDENTI ME RUNIN
Nëse sivjet është Federata Angleze e Futbollit ajo që “paraprin” një skualifikim të përfaqësueses që në fazën e grupeve, një gjë të tillë e kishte ndjerë edhe sulmuesi Uejn Runi në Botërorin e vitit 2010. Dy ditë përpara se të luante supersfidën e 1/8-ave të finaleve kundër Gjermanisë, në të cilën anglezët do të mundeshin 4-1, Uejn Runi dhe bashkëshortja e tij kishin prenotuar për të nesërmen e pasndeshjes një udhëtim në Barbados. Mesa duket, Runi e kishte planifikuar eliminimin e Anglisë dhe, për këtë arsye, vendosi të mos shpenzojë asnjë ditë kohë për pushimet e tij.
Eshli Jang premton gol
Eshli Jang është një mesfushor që e ka gjetur lehtë rrugën e rrjetës qëkur ka veshur fanellën e përfaqësueses. Por, pavarësisht golave në miqësore, tani mesfushori i Mançester Junajtid është gati të dhurojë gola me peshë. “Kemi disa mungesa të rëndësishme sivjet, por ne të rinjtë, duke filluar nga unë, duhet të tregojmë se e meritojmë këtë fanellë. Unë sulmues i fshehur? Më pëlqen ky rol dhe e gjej veten shpesh në zonën rivale, por tani ëndrra ime është t’i shënoj Francës, pse jo golin e fitores”.
Xherrard nuk justifikohet
Mesfushori dhe kapiteni i Kombëtares angleze, Stiven Xherrard, e pranon se mungesat e Lampardit, Berrit dhe Kahillit peshojnë në formacion, ndonëse nuk janë aspak një justifikim i mjaftueshëm për të dështuar. “Nuk jemi të vetmit që kemi pësuar dëmtime të mëdha. Franca nuk ka? Kjo nuk më intereson aspak, sepse kur vjen në të tilla kompeticione, justifikimet i përdorin të dobëtit. Personalisht po pres me padurim të zbres në fushë dhe të shoh se çfarë do arrijmë të bëjmë kundër francezëve”.
Blank do një Francë “alla Barça”
Loran Blank i ka bërë planet në kokën e tij, sesi kërkon ta luajë këtë Evropian por, pas përgjigjeve pozitive të marra në miqësoret e fundit, tani ka ardhur ora e së vërtetës, të vërë në zbatim idetë e tij në fushën e lojës. Në deklaratën e tij në pragsfidën kundër Anglisë, trajneri i francezëve është i projektuar të hedhë në fushë një skuadër sulmuese, nga e cila kërkon të njëjtin intensitet dhe stabilitet loje si Barcelona e Guardiolës. Pa dyshim që një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë dhe këtë Blank e di por, gjithsesi, ai kërkon t’i zbatojë këto ide: “Të tentosh të luash si Barcelona, pa pasur në skuadër të njëjtët futbollistë që veshin fanellën e katalanasve, është e rrezikshme, sepse më të sigurt ke dështimin sesa suksesin. Por, gjithsesi, filozofia ime dhe ajo e futbollistëve që unë drejtoj shkon në të njëjtin drejtim me atë të lojës së Barcelonës, ndaj ne këtë Evropian do përpiqemi të luajmë me të njëjtën mënyrë siç bëjnë ata. E thënë ndryshe? Duam të bëjmë presing në çdo cep të fushës, të luftojmë dhe të krijojmë një stil tonin, që të jetë i ngjashëm me atë të lojës së Barcelonës”.
Por, edhe pse Loran Blank kërkon të imitojë skuadrën më të mirë në botë, ai qëndron më këmbë në tokë dhe për sa i përket sfidës me Anglinë thekson: “Kjo është një ndeshje tepër e rëndësishme për ne, por në të njëjtën kohë edhe për rivalët tanë. Por, gjithsesi, kam bindjen se si do që ajo të përfundojë nuk do të jetë vendimtare për fatin tonë. Evropiani nuk përfundon nesër (sot), prandaj duhet të qëndrojmë dhe të bëjmë kujdes nga rivalët. Pikat e forta të Anglisë? Ata janë perfekt në kontrastet fizike, por në të njëjtën kohë nuk duhet t’i lejojmë Xherrardit të na gjejë të papërgatitur në mbrojtje që të shfrytëzojë asistentët e tij për sulmuesit. Kjo nuk do të thotë që do të mendojmë ndonjë skemë të veçantë për të, sepse ne duam të bëjmë lojën tonë dhe, në bazë të saj, të presim rezultatet. Ambiciet tona? Nuk them që jemi në të njëjtin nivel me Spanjën ose Gjermaninë, sepse rezultatet tona të viteve të fundit e theksojnë këtë gjë. Por, nëse do të qëndrojmë përkrah tyre sa më gjatë në këtë Evropian, këtë duhet ta tregojmë në fushë”.
Adil Rami
Mbrojtja franceze ka shfaqur probleme në testet e fundit, por Adil Rami beson se përballë Anglisë gjithçka do të shkojë mirë. “Në ekip ka besim se do të fitojmë. Unë jam në dispozicion të trajnerit nëse do të ketë nevojë për mua, por edhe në rast se do qëndroj në pankinë, do të bëj tifo për Meksesin. Gjendja në kombëtare është shumë e mirë, nuk ka klane dhe të gjithë jemi të bashkuar. Unë maskota e ekipit? Jam një elektron i lirë, më pëlqen të dëfrej të tjerët”.
Alu Diarra
Mesfushori i Marsejës, Alu Diarra, shprehet se të gjithë në ekip janë gati për përballjen me Anglinë. “Të gjithë nuk do të kemi mundësi të luajmë në këtë takim por, për çdo lojtar, do të ketë mundësi që të aktivizohet. Të gjithë duhet që ta pranojmë këtë fakt dhe të jemi të disponueshëm kur të na e kërkojë trajneri. Besoj se ndaj Anglisë do të jemi ne që do të fitojmë. Kemi në përbërje lojtarë që bëjnë diferencën, por duhet të jemi të bashkuar”.
Olivier Zhirud
Sulmuesi francez, Olivier Zhirud, flet për përgatitjet përpara ndeshjes me Anglinë. “Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve për të qenë në maksimum kundër një skuadre të fortë siç është Anglia. Duhet që të jemi në 100 për qind të gjendjes sonë dhe të mos tolerojmë në asnjë çast. Anglia është një ekip që ka lojtarë të talentuar, të cilët mund të të godasin në çdo moment. Me trajnerin kemi folur për strategjinë dhe jemi gati për këtë përballje”, – tha Zhirud.
Angli, për të fituar besoji Deni Uelbekut
Nga ROI KIN
Takimi ndaj Francës është prova e së vërtetës për Anglinë, që duhet të jetë e kënaqur edhe nëse merr një barazim, pasi luan sfidën më të fortë të grupit. Edhe përballja me Suedinë do të jetë e vështirë, ndërsa “Tre Luanët” duhet të fitojnë takimin final ndaj një prej organizatorëve të turneut, Ukrainës. Franca ka formuar një ekip të fortë. Shoku im i vjetër i Mançester Junajtid, Laurent Blank, ka bërë një punë mjaft të mirë, pasi nuk humbin që prej 21 takimesh. Kujtojmë që “gjelat” ishin zhytur në probleme gjatë zhvillimit të Botërorit në 2010. Atëherë Nikolas Anelka u përjashtua, çka bëri që lojtarët e tjerë të bënin grevë. Paskëtaj, shumica e tyre u larguan nga kombëtarja. Me këtë dua të them që jo vetëm Anglia ka probleme brenda ekipit. Duket se çdo dy vjet, gjithmonë del diçka që saboton përgatitjet e ekipit. Para dy viteve ishte ngjarja “Xhon Terri- Uejni Bridxh” e tani largimi i teknikut Fabio Kapelo, pas këndvështrimit të ndryshëm nga federate për çështjen e racizmit të Territ. Po me debate u shoqërua edhe vendimi për të lënë jashtë Rio Ferdinandin e për të marrë Xhon Terrin. Tekniku Roi Hoxhson mendon se Rio dhe Terri s’mund të rrinë bashkë në ekip. Ajo që më pëlqen është se Roi i ka thjeshtëzuar gjërat. Është kthyer në gjërat bazë. Por “Tre Luanët” nuk duhet të kenë frikë. Franca ka sulm të talentuar, por edhe Anglia ka. Unë veçoj Deni Uelbekun. Të paktë janë lojtarët që mund të bëjnë gol si ai në takimin ndaj Belgjikës. Ai i vë mbrojtësit në vështirësi dhe mund të zëvendësojë Uejn Runin. Pastaj, sapo ka pasur një sezon të mirë me Junajtid dhe mund të vazhdojë kështu edhe në Euro 2012.
ANALIZA – PARASHIKIMI
Anglia e shpërqendruar, Franca pranë fitores
Franca dhe Anglia, përveçse janë dy prej favoriteve të kompeticionit, kanë edhe një rivalitet historik me njëra-tjetrën. Dueli i sotëm pritet të dhurojë një duel të fortë në fushë, aq më tepër që praktikojnë edhe të njëjtin stil loje, me lojtarë që kanë karakteristika të përafërta. Gjithsesi, problemet e shumta që kanë prekur Anglinë, pritet të japin një efekt sado të vogël në ndeshjen e parë të Evropianit, ndërsa Franca vjen në një formë të shkëlqyer fizike e psikologjike.
Analizë/ Franca “Gjelat” kanë ndryshuar ndjeshëm pamjen e tyre që kur në krye të skuadrës erdhi trajneri Loran Blank. Ai formoi një ekip me mbrojtje të hekurt dhe me mesfushë shumë energjike, duke bërë që të jetë tepër e vështirë për t’i mundur. Ndërkohë, goli kërkohet me kundërsulme të shpejta nga krahët, apo me aksione me pasime me një takim duke shpërqendruar kundërshtarët. Ndaj Anglisë, dueli pritet që të mos përqendrohet në qendër të mesfushës, pasi të dyja skuadrat e bazojnë rrezikshmërinë e tyre në daljet e shpejta, pikërisht te futbollistët e krahëve. Blank, përveç Riberisë që e ka vendin e sigurt, në krahun e djathtë alternon Valbuenën, Ben Arfan, apo edhe Maludanë. Pra futbollistë të vështirë për t’u markuar, me aftësi organizuese dhe me gjuajtje të mirë nga distanca. Ndërsa Eshli Kol mund të përballojë me sukses kundërshtarin e krahut të tij, Riberi do të përballet me Glen Xhohnsonin dhe parashikohet që të mos e ketë të vështirë për të bërë diferencën. Nga ana tjetër, Kabaje dhe Diarra janë më energjikë, të freskët dhe të palodhshëm se Skot Parker apo Stiven Xherrard. Pra, francezët janë të favorizuar të bëjnë diferencën si në aspektin fizik, ashtu edhe teknik. Pikëpyetja më e madhe e “gjelave” do të jetë mbi Benzemanë, i cili do sfidojë lojtarë shtatlartë dhe të fuqishëm si Terri dhe Leskot. Gjithsesi, ajo që u jep më shumë besim djemve të Blankut se nga fusha e lojës nuk do të dalin pa pikë, janë statistikat. Ata kanë plot 21 ndeshje radhazi që nuk njohin humbje dhe kjo shifër sa tregon efikasitetin e skemës që praktikon tekniku i Francës, aq edhe u ka shtuar besimin në vetvete futbollistëve, të cilët nuk pritet të ndihen në presion në sfidën e sotme.
Analiza/ Anglia Dora e Roj Hoxhson nuk është parë akoma, pasi nuk pati shumë kohë në dispozicion për të praktikuar filozofinë e tij. Trajneri i Anglisë duhet të vuajë edhe një mungesë të rëndësishme si ajo e Uejn Runit, ndërsa rolin e sulmuesit mund t’ia besojë Kerrolit. “Luanët” kanë eksperiencë dhe dëshirë të madhe për të shkëlqyer, pas shumë zhgënjimeve në kompeticione evropiane. Gjithsesi, sivjet ka shumë pikëpyetje mbi potencialin e tyre. Në radhë të parë, reparti sulmues ka qenë tepër problematik, pasi nuk arrin të ketë një ndërlidhës ideal mes repartit ofensiv dhe mesfushës.
Ata e kanë bazuar lojën e tyre te krosimet e gjata, apo te goditjet nga distanca. Edhe pse ka arritur të funksionojë me sukses ndaj ekipeve të vogla, ka dyshime nëse ia dalin ndaj skuadrave që kanë më shumë kualitet dhe eksperiencë. Gjithsesi, përpos problemeve, anglezët kanë gjithashtu futbollistë të aftë për ta zgjidhur të vetëm ndeshjen, apo për të bërë diferencën. Dauning, Jang, Xherrard apo Milner janë tepër të rrezikshëm me goditjet e tyre të forta nga distanca, ndërsa mund të dhurojnë pasime tepër të zgjuara në hapësira të ngushta pranë zonës. Shumë kualitet dhe po aq paqartësi në lojën e Anglisë, e cila gjithsesi ka mjaftueshëm mundësi që edhe të “shpluhurosë” të gjithë armatimet e saj në ndeshjen e parë të këtij Evropiani. Parashikimi Francezët janë më të freskët fizikisht, janë më të qartë faktikisht (kanë shumë kohë që punojnë nën drejtimin e Blankut), kanë 21 ndeshje pa humbje dhe nuk kanë mungesa të rëndësishme. Shumë faktorë që dominojnë mbi kualitetin e individëve të caktuar brenda Anglisë, e cila po kalon një periudhë të vështirë, me një trajner që ka shumë pak kohë nën drejtimi e skuadrës. Pritet një fitore e “gjelave”.
TË VEÇANTAT E SFIDËS
• Franca e ka fituar dy herë titullin kampion Evrope: ka triumfuar në vitin 1984 dhe e ka përsëritur këtë sukses në Belgjikë e Holandë në 2000-shin.
• Vetëm 5 lojtarë kanë luajtur në Ligën e Kampioneve dhe finalen e Evropianit në të njëjtin sezon. Franca mund t’i shtojë edhe dy emra të tjerë këtij grupi, me mesfushorin anësor të Bajern Mynihut, Frenk Riberi, dhe mesfushorin e Çelsit, Florent Maluda.
• Franca është ekipi që ka humbjen më të thellë në një Evropian, me rezultatin 5-4 me Jugosllavinë.
• Mesfushori legjendar dhe aktualisht presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, mban rekordin për tregolëshin më të shpejtë të shënuar në një kampionat evropian. Brenda 18 minutave, ai shënoi tri herë kur ‘gjelat’ mundën Jugosllavinë 3-2 në 1984.
• Anglia ka arritur që ta kalojë fazën e grupeve vetëm tri herë gjatë historisë së saj në Evropian. Ajo ka luajtur në gjysmëfinalet e 1964 dhe 1996 dhe çerekfinale në 2004.
• Anglia u mund në takimin e fundit që pati ndaj Francës në një kampionat evropian. Në sfidën hapëse të turneut të 2004, në Portugali, Zinedin Zidan shënoi dy gola në fund të sfidës, me goditje të lirë e penallti, duke u dhënë “Les Blues” fitoren.
• Anglia dhe Franca janë përballur 28 herë mes tyre: anglezët kanë fituar 16 ndeshje, humbur 8, ndërsa 4 kanë përfunduar barazim.
TË GJITHA PËRPLASJET FRANCË-ANGLI
17/05/1924 (miqësore) Francë-Angli 1-3
21/05/1925 (miqësore) Francë-Angli 2-3
26/05/1927 (miqësore) Francë-Angli 0-6
17/05/1928 (miqësore) Francë-Angli 1-5
09/05/1929 (miqësore) Francë-Angli 1-4
14/05/1931 (miqësore) Francë-Angli 5-2
06/12/1933 (miqësore) Angli-Francë 4-1
26/05/1938 (miqësore) Francë-Angli 2-4
03/05/1947 (miqësore) Angli-Francë 3-0
22/05/1949 (miqësore) Francë-Angli 1-3
03/10/1951 (miqësore) Angli-Francë 2-2
15/05/1955 (miqësore) Francë-Angli 1-0
27/11/1957 (miqësore) Angli-Francë 4-0
03/10/1962 (eliminatore Euro) Angli-Francë 1-1
27/02/1963 (eliminatore Euro) Francë-Angli 5-2
20/07/1966 (Botëror) Angli-Francë 2-0
12/03/1969 (miqësore) Angli-Francë 5-0
16/06/1982 (Botëror) Angli-Francë 3-1
29/02/1984 (miqësore) Francë-Angli 2-0
19/02/1992 (miqësore) Angli-Francë 2-0
14/06/1992 (Evropian) Francë-Angli 0-0
07/06/1997 (miqësore) Francë-Angli 0-1
10/02/1999 (miqësore) Angli-Francë 0-2
02/09/2000 (miqësore) Francë-Angli 1-1
13/06/2004 (Evropian) Francë-Angli 2-1
26/03/2008 (miqësore) Francë-Angli 1-0
17/11/2010 (miqësore) Angli-Francë 1-2
TOTALI MIQËSORE:
13 fitore Anglia, 2 barazime, 6 fitore Franca
TOTALI ELIMINATORE EVROPIAN:
0 fitore Anglia, 1 barazim, 1 fitore Franca
TOTALI PËRPLASJE BOTËROR:
2 fitore Anglia, 0 barazime, 0 fitore Franca
TOTALI PËRPLASJE EVROPIAN: