e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Organizatoret me probleme, por duan ti marrin pike Suedise

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Organizatoret me probleme, por duan ti marrin pike Suedise

Luajnë në fushën e tyre, por as vetë nuk besojnë te një rezultat pozitiv. Vetë trajneri Oleg Bllohin e ka pranuar se Ukraina ka shumë probleme para ndeshjes kundër Suedisë. Nga ana tjetër, Ibrahimoviç me shokë synojnë të surprizojnë në Evropian dhe për të siguruar kualifikimin, nuk duhet ta diskutojnë kualifikimin ndaj ukrainasve. Gjithsesi, duket e vështirë që vendësit të zhgënjejnë.

Analiza/ Ukraina U mungon talenti dhe një futbollist që të bëjë diferencën. Gjithsesi, Ukraina luan në shtëpi dhe do të jetë maksimalisht e motivuar për t’ia dalë në ndeshjen e parë. Pavarësisht vështirësive, ata kanë lojtarë me eksperiencë dhe të përgatitur fizikisht. Pritet që t’i përballojnë me sukses tentativat e kundërshtarit për të shënuar, pasi dinë të mbrohen shkëlqyeshëm në bllok.

Analiza/ Suedia Të shpejtë dhe me Ibrahimoviçin, Suedia është një pretendente serioze për të kaluar grupin. Gjithsesi, ata kanë treguar se vuajnë ndaj ekipeve që mbrohen me të gjitha forcat dhe e vetmja shpresë u mbetet te këmbët e Zlatanit. Janë më superiorë në aspektin kualitativ, por nuk do të jetë aq e lehtë sa pritet. Parashikimi Ukraina ka shansin e vetëm për të mos zhgënjyer në fazën në grupe, pasi përballet me Suedinë. Dy ndeshjet e tjera janë ndaj Anglisë dhe Francës. Si rrjedhojë, vendësit do të tentojnë me të gjitha mënyrat për të mos dalë pa pikë nga fusha e lojës dhe duke i kushtuar rëndësi motivimin dhe përgatitjes së lartë fizike, ata pritet që t’ia dalin mbanë. Suedia nuk parashikohet që të fitojë.