e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Trapatoni: Ja pse gjermanët do të dashurojnë Ançelotin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trapatoni: Ja pse gjermanët do të dashurojnë Ançelotin

Xhovani Trapatoni ka lënë kujtime mjaft të bukura në Gjermani, gjatë kohës që drejtoi Bajernin e Mynihut. trapatoniGjithnjë karizmatik dhe i dashur për mediat, ai nuk i ka shpëtuar edhe një interviste para ndeshjes mes Gjermanisë dhe Italinë.

Tekniku 77- vjeçar e drejtoi në dy periudha të ndryshme ekipin bavarez (1994-1995 dhe 1996-1998), duke fituar tre trofe, mes të cilëve edhe titullin kampion.

Këtë herë, ai flet për bashkatdhetarin Karlo Ançeloti, i cili në verë do të nisë aventurën me gjigantët gjermanë...

Keni ende kontakte me drejtues të Bajernit të Mynihut?

Shpresoj t'i takoj në stadium. Në fakt, me Rumenigen flas ndonjëherë në telefon. Ju keni drejtuar shumë klube në karrierën tuaj, duke qenë mjaft i suksesshëm.

Çfarë vendi zë Bajerni?

Jashtë Italisë, Bajerni është dashuria ime më e madhe. Unë kam qenë i suksesshëm, sidomos me Milanin, Juventusin dhe Interin, por Bavaria ka qenë diçka shumë speciale. Në atë kohë drejtonin tre njerëz si Franci (Bekenbauer), Kale (Rumenige) dhe Uli (Hënes), që kishin fituar Kupën e Botës dhe kishim një vlerësim reciprok. Kemi ende kontakte dhe urojmë njeritjetrin për Krishtlindje. Në të gjithë karrierën, Bajerni është dashuria ime e dytë ose e tretë. Vendin e parë e zë Milani, pastaj Juventusi, Bajerni dhe Interi. Më pëlqen shumë Mynihu. Sa herë që vij këtu, shëtis në këmbë dhe kaloj poshtë apartamentit ku kam jetuar dhe më rikthehen kujtime emocionuese.

Ju ka kërkuar Ançeloti ndonjë këshillë?

E urova kur mësova se ai firmosi me Bajernin. Ai mund të më telefonojë kur të dojë dhe të më pyesë. Me shumë mundësi nuk do të ketë nevojë, pasi është një djalë i zgjuar. Por, nëse për shembull, i duhet të kuptojë më mirë psikologjinë gjermane, atëherë mund të jem i dobishëm për të.

Çfarë do t'i thoshit në këtë rast?

Marrëdhënie me njerëzit në Mynih do të jetë shumë speciale. Unë e kam pasur të tillë dhe Karlo do ta shikojë këtë. Ai mund të jetë si Trapatoni. Është i zgjuar, gjithnjë i disponueshëm, komunikues, takon shumë njerëz. Është shumë e thjeshtë të jesh në kontakt me të. Gjermanët kanë për ta dashuruar. Një herë Ançeloti ka thënë: "Nëse ka mësuar Trapatoni gjermanisht, atëherë edhe unë mund ta bëj..." Shumë mirë ka thënë. Uroj që ta mësojë sa më shpejt. Është shumë e rëndësishme që njerëzve në qytet t'u flasësh në gjuhën e tyre. Edhe lojtarëve gjithashtu. Tani mund të jetë pak më ndryshe, se futbollistët pothuajse të gjithë dinë anglisht, madje edhe gazetarët. Në kohën time, duhet të komunikoje vetëm në gjermanisht.

Do të arrijë Bajerni ta fitojë Champions-in sivjet?

(U përgjigjet gjermanisht)... Është diçka e mundur. Kemi mundësi të shkëlqyer. Por, u duhet edhe fat.