Trap ka me se të mburret
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Izabel Gulart, modelja e "Victoria's Secret" dhe e dashura e portierit të PSG-së Kevin Trap, i ka befasuar të gjithë me linjat e saj seksi.
"Unë nuk kam ndonjë trup perfekt", tha mes modestisë Gulart për portalin "Ego". Por me siguri askush s'do ta pranonte një gjë të tillë nëse do të klikonte në fotot e saj të fundit të kësaj "engjëlli".
Megjithatë, ajo këmbëngul dhe ankohet se është shumë e vështirë për të ruajtur një linjë perfekte. "Unë punoj shumë dhe jam shumë këmbëngulëse në qëllimet e mia.
Ushtrohem mjaft për një trup të mirë". Pasi kaloi disa ditë në Paris me të dashurin e saj, Izabel u kthye në Rio de Zhaneiro pas angazhimeve të saj në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Mos e humbni galerinë e fotove të saj dhe gjykoni nëse Izabel ka, sipas jush, apo jo një trup model e për t'u pasur zili...