Tragjedia, forcohet pista e turbulences
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Bien poshte dyshimet per gjendjen shendetesore te drejtuesit te autobusit, qe u aksidentua, duke sjelle vdekjen e 14 personave dhe per policine mbetet e dyshimte vetem pista e turbulencave ajrore. Nje fakt i tille eshte konfirmuar edhe nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, i cili ne nje prononcim per mediat, deklaroi se nje rrebesh i papritur ka shkaktuar aksidentin. Megjithate, aktualisht i vetmi version zyrtar i hetimeve ka te beje me humbjen e kontrollit te mjetit nga drejtuesi, i cili nderroi jete pak ore pasi u soll ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, por nuk dihet se nga çfare shkaku ka ardhur kjo tragjedi.
Hetimet per shoferin
Nga hetimet e deritanishme dhe kryerja e ekspertimit auto-teknik te mjetit ka rezultuar se shpejtesia e levizjes se mjetit ka qene brenda normave te lejuara, levizja eshte kryer brenda normave te qarkullimit rrugor dhe ne kahun e lejuar dhe drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit perkatese dhe kishte nje pervoje shumevjeçare ne drejtim. Grupi hetimor, deri dje, ishte ne pritje te ekspertizes mjekoligjore per drejtuesin e mjetit per te percaktuar gjendjen shendetesore te tij, ne momentin e drejtimit te mjetit, pasi dyshonte se ai mund te kete pasur ndonje gjendje te fiketi, para se te ndodhte aksidenti dhe ka humbur drejtimin e mjetit. Nga raporti i mjekesise ligjore nuk rezulton qe drejtuesi i mjetit te kete pasur probleme te menjehershme te natyres shendetesore gjate drejtimit te mjetit. Ndersa dje ka nisur marrja ne pyetje e te demtuarve nga ky aksident, ku jane 12 te plagosur, deshmite e te cileve pritet te hedhin drite mbi rrethanat e ndodhjes se aksidentit.
Rruget dhe mjeti
Gjithashtu, dje, eshte kontrolluar edhe sistemi i drejtimit te mjetit, qe rezulton se ka funksionuar normalisht. Veç ketyre fakteve, policia ka kontrolluar me ekspertet perkates edhe gjendjen e rrugeve, e cila ishte e rregullt. Ndersa nga pyetja e deshmitareve nuk rezulton te kete pasur mjet tjeter ne momentin e ndodhjes se aksidentit. Grupi hetimor i ngritur per hetimin e kesaj ngjarjeje te rende i kryesuar nga prokurori i Rrethit te Pukes, ka konkluduar se shkak i aksidentit ka qene humbja e kontrollit gjate drejtimit te mjetit nga ana e drejtuesit te tij, shtetasit Zef Mark Frroku (Gjergji).
Kreu i policise
Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale per kete ngjarje me pyetjen e deshmitareve, te demtuar nga ky aksident. Por, ende nuk eshte gjetur shkaku qe çoi shoferin te humbte kontrollin e mjetit. Per kete, Burgaj eshte shprehur mbi nje rrebesh te papritur qe mund te kete bllokuar fushepamjen. Kjo hipoteze ka te beje me turbulence ajrore, qe ka ndodhur njekohesisht ne Tirane dhe ne Elbasan. Ne vijimesi, policia pritet te beje me dije ecurine e hetimeve te kryera nga grupi hetimor per kete aksident te rende. Edhe pse policia ka mundur te mbledhe disa deklarata nga te plagosurit qe jane permiresuar pas kesaj ngjarjeje te rende, ata nuk kane mundur te tregojne diçka konkrete mbi kete aksident. Sipas te mbijetuarve, asnje nuk ka mundur te shohe se çfare po ndodhte, pasi kane qene pergjumesh dhe jane vene ne alarm, vetem kur ka dale nga rruga goma e pare e autobusit. Ne ate kohe, te gjithe te alarmuar jane munduar te shpetojne veten, por shumica e tyre jane moshe e vogel dhe nuk dine çfare te rrefejne, per te hedhur drite mbi ngjarjen.