e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Aksidenti tragjik merr 14 jete udhetaresh

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aksidenti tragjik merr 14 jete udhetaresh
Turbulenca ajrore qe ka bllokuar te gjithe fushepamjen per drejtuesin e autobusit mendohet se ka sjelle aksidentin tragjik dje, duke sjelle vdekjen e 14 personave dhe 12 te plagosur. Por nuk perjashtohet mundesia edhe per ndonje gjendje te fiketi te drejtuesit te mjetit ne momentet para aksidentit. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 17:00 ne aksin Rreshen-Fushe Ares, ku autobusi me traga PU 1330 A ka dale nga rruga dhe ka rene rreth 30 metra ne nje gremine.

Nje grua, ne gjaknxehtesi e siper, ka qene ajo qe ka telefonuar te atin, duke i treguar se kishin bere aksident te rende me autobus dhe menjehere lajmi ka marre dhene, ku dhjetera makina policie, helikoptere, zjarrfikese dhe mjete te tjera kane mberritur ne vendin e ngjarjes. Policia tha se pikerisht ne oren e lartpermendur, strukturat e saj kane marre njoftim se gjate levizjes ne aksin rrugor Fushe Ares-Durres, ne fshatin Dom te Gjegjanit, ka dale nga rruga nje autobus me pasagjere te linjes Fushe Ares-Durres, me targe PU 1330 A, me drejtues shtetasin Zef Mark Gjergji, 45 vjeç, nga fshati Gojan, Komuna Gjegjan e Rrethit te Pukes.

Me te marre informacionin, me urdher te ministrit te Brendshem, Lulzim Basha, eshte ngritur shtabi i punes per menaxhimin e kesaj ngjarjeje te rende. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar menjehere forcat RENEA, Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, forcat e policise se zones, nderkohe qe jane derguar dhe forca te tjera shtese te Drejtorise se Policise se Qarkut te Shkodres dhe Lezhes. Per transportimin e te demtuarave te kesaj ngjarjeje te rende jane vene ne dispozicion gjashte helikoptere, ku tre jane te Policise se Shtetit, dy te Ministrise se Shendetesise dhe nje i Ministrise se Mbrojtjes. Nga te dhenat zyrtare rezulton se si pasoje e daljes nga rruga te mjetit, kane humbur jeten 14 persona, si dhe jane plagosur 12 te tjere.

Fillimisht, policia u ka dhene ndihmen e pare te plagosurve, ku dy prej tyre kane vdekur rruges per ne spital, ndersa shoferi i mjetit nuk ka mbijetuar nga plaget dhe ka nderruar jete ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Bilanci tragjik ka qene me tete te vdekur qe jane derguar ne Gjegjan, nje prej te cileve nuk eshte identifikuar deri ne oret e vona te nates, tre te vdekur qe jane derguar ne Puke, ku edhe ketu ishte nje person i paidentifikuar dhe tre te tjere qe jane derguar ne morgun e Tiranes. Dy te plagosur jane derguar ne spitalin e Shkodres, ndersa dhjete te tjere ne Spitalin Ushtarak.

Nga hetimet e deritanishme dhe kryerja e ekspertimit auto-teknik te mjetit ka rezultuar se shpejtesia e levizjes se mjetit ka qene brenda normave te lejuara, levizja eshte kryer brenda normave te qarkullimit rrugor dhe ne kahun e lejuar dhe drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit perkatese dhe kishte pervoje shumevjeçare ne drejtim. Grupi hetimor eshte ne pritje te ekspertizes mjekoligjore per drejtuesin e mjetit per te percaktuar gjendjen shendetesore te tij ne momentin e drejtimit te mjetit. Policia dyshon se ai mund te kete pasur ndonje gjendje te fiketi, para se te ndodhte aksidenti dhe ka humbur drejtimin e mjetit.

Po ashtu pritet te merren ne pyetje dhe te demtuarit nga ky aksident, sapo te permiresohet gjendja e tyre shendetesore, deshmite e te cileve do te hedhin drite mbi rrethanat e ndodhjes se aksidentit. Nderkaq, nje hipoteze ka te beje me turbulence ajrore, qe ka ndodhur njekohesisht edhe ne Tirane dhe ne Elbasan. Ne perfundim te veprimeve te kryera, grupi hetimor do te beje dhe zbardhjen perfundimtare te shkakut dhe te rrethanave te ketij aksidenti te rende. Trupat e pajete te 11 viktimave te kesaj ngjarjeje te rende jane transportuar ne morgun e qytetit te Pukes. Nderkohe qe ne morgun e qytetit te Tiranes gjenden trupat e pajete te tre shtetasve te tjere.