Toti shokon tifozet e Romes: Ky, sezoni i fundit qe luaj me kete fanelle
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Françesko Toti ka shokuar tifozët e Romës, duke lënë të kuptohet se ky është sezoni i fundit që luan me verdhekuqtë. “Kam veshur shumë fanella të Romës, por kjo është e fundit”, ka thënë kapiteni legjendar gjatë prezantimit të fanellave të Romës për sezonin që pritet të nisë.
Një mesazh i qartë ky nga ana e 36-vjeçarit, i cili ka edhe vetëm një vit kontratë me Romën. Ai kishte deklaruar pak kohë më parë se dëshironte që ta rinovonte kontratën deri në vitin 2016, por duket se tashmë ka ndërruar mendje. Ajo që nuk dihet është nëse Toti do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli në fund të sezonit, apo do të vazhdojë të luajë për ndonjë ekip tjetër. Françesko Toti ka arritur që të shënojë plot 226 gola në kampionatin italian, duke u bërë kështu golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave.