e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Toti, ironi pas Realit: Unë nuk vlej fare

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Toti, ironi pas Realit: Unë nuk vlej fare

Para ndeshjes kundër Realit të Madridit, trajneri i Romës, Luçiano Spaleti, i dha sinjal të qartë Françesko Totit duke i treguar stolin. "Unë nuk e drejtoj një skuadër në varësi të ndjenjave. Në fushën e lojës do të jenë futbollistët që e meritojnë më tepër dhe që janë në formë të mirë fizike.Toti Të tjerët do qëndrojnë në stol dhe nuk bëj përjashtime për asgjë. Rezultatet janë pjesa më e rëndë- sishme për mua", pati thënë Spaleti. Ai e konfirmoi një gjë të tillë edhe gjatë ndeshjes, duke e lënë Totin në stol. Madje, e futi vetëm në minutën e 87-të, në vendin e Florencit.

Nga ana tjetër, kapiteni nuk e ka përjetuar mirë një gjë të tillë dhe ka dhënë sinjalin e parë pas sfidës, e cila përfundoi me rezultatin 0-2 për spanjollët. Kur një gazetar po e priste dhe i afroi mikrofonin, ai i tha: "Çfarë do nga unë. Unë nuk vlej fare", duke iu referuar faktit që u fut vetëm në minutat e fundit.

Toti është idhulli i padiskutueshëm i tifozërisë dhe një nga njerëzit më të pushtetshëm të klubit. Precedentët kanë treguar se kushdo trajner që ka pasur përplasje me të, nuk e ka pasur të gjatë detyrën e tij. Është për t'u parë sesi do vazhdojë "lufta e ftohtë" midis Spaletit dhe kapitenit, e cila me sa duket, sapo ka filluar. Aq më tepër që tekniku italian nuk ka më shumë se një muaj që është rikthyer në krye të pankinës verdhekuqe