Barça merr hak, do shkrirjen e Realit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona dhe Reali i Madridit do të jenë në luftë të përjetshme. Asnjëherë nuk ka pasur paqe mes tyre, të paktën në aspektin sportiv. Por, gjatë viteve të fundit është transferuar nëpër zyra, madje me probleme ligjore. Gjithçka nisi pak edicione më parë.
Një grup prokurorësh filuan të hetojnë për transferimin e Nejmarit nga Santosi te Barcelona. Ata pretenduan se kishte pasur një denoncim anonim dhe për të dyshohej se vinte nga ana e Realit. Në përfundim të hetimit rezultoi se ishin firmosur kontrata të padeklaruara, duke shkaktuar evazion fiskal. Presidenti Sandro Rosell dha dorëheqjen dhe Nejmar është ende në proces gjyqësor.
Gjatë kësaj kohe, nga UEFA pati kontrolle të shpeshta antidoping, ndërkohë që në Madrid nuk kryhej asnjë i tillë. Por, kulmi u arrit kur FIFA i dënoi katalanasit me pezullimin e merkatos për dy seksione për shkak se kishin bërë transferime të parregullta me minorenët. Sërish, hetimi nisi për shkak të një denoncimi anonim dhe dyshohej se vinte nga Madridi.
Durimi i krerëve të Barcelonës duket se u sos dhe, për këtë arsye, vendosën të nisin fushatën e tyre hakmarrëse. Ata iu kundërpërgjigjën si fillim me të njëjtin denoncim në FIFA, për transferimin e minorenëve. Organi drejtues i futbollit gjeti shkelje dhe i dënoi gjithashtu me pezullim, por duke qenë se janë ende në proces, e kanë shtyrë për vonë ekzekutimin e ndëshkimit. Sulmi i fundit Këtë herë kërkohet hetimi nga Komisioni Europian.
Janë tre europarlamentarë që kanë paraqitur një ankesë, ky kanë dyshime se blerja e Garet Bejlit është realizuar me fonde publike, ndaj duan hetim. Në rast se kjo vërtetohet, jo vetëm Florentino Perezi e pëson, duke dhënë përgjigje penalltisht, por klubi mund të ketë pasoja shumë të rëndë. Një nga tre europarlamentarët është Ramon Tremosa.
Në një deklaratë ditën e djeshme, ai ka dalë hapur si tifoz i Barcelonës. "Po, është e vërtetë. Jam tifoz katalanas dhe nuk e fsheh. S'ka asgjë të keqe. Jam gjithashtu një nga tre deputetët e Parlamentit Europian që kam bërë kërkesë për hetim në transferimin e Bejlit. Dua që të shikohet nëse janë përdorur apo jo fonde publike. Hetimi nuk përbën asnjë problem.
U realizua për Nejmarin. I tillë të jetë edhe për Garetin. Uroj që të gabohemi ne, pasi në të kundërt masat ndëshkuese do të ishin shumë të ashpra", deklaroi Tremosa. Ky i fundit njihet si një mbështetës shumë i zjarrtë i kampionëve në fuqi të Spanjës. Madje, pas një ndërhyrjeje të ashpër të Pepes kundër Mesit, doli në media dhe kërkoi që mbrojtësi portugez të ndiqet penalisht, pasi ishte diçka tendencioze.