e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Torres: I lumtur qe rikthehem ne shtepi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Torres: I lumtur qe rikthehem ne shtepi
Rikthimi i djalit “plangprishës”. Nuk është pikërisht kështu pasi Fernando Torres iku me konsensus nga Atletiko Madrid shumë vite më parë për t’u transferuar te Liverpuli ku bëri histori. Rikthim i tij pas shumë vitesh është pritur me entuziazëm nga tifozët “colchoneros” dhe vetë Torres. Ai ka deklaruar se ishte koha që të kthehej në shtëpi.

“Ky ka qenë një klub fantastik vitet e fundit duke fituar trofe. Për mua kishte ardhur koha që të rikthehem në shtëpinë time. Unë kam qendruar në stolat e stadiumit të Madridit që kur isha fëmijë. Ndjehem i privilegjuar që kam mundësinë të rikthehem”, tha Torres.

“El Ninjo” pas largimit nga Atletiko pati një ecuri shumë të mirë me Liverpulin por jo dhe aq me Çelsin e cila shpenzoi miliona për t’a marrë por nuk u shpërblye dhe preferoi t’a shiste te Milani, por dhe aventura milaneze e Torres përfundoi pa sukses. Shpresojmë që rikthimi në Madrid të jetë me fat për sulmuesin spanjoll.