Nexhipi nuk largohet nga Partizani
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nderim Nexhipi nuk do të largohet nga Partizani. Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë se ai mund të jetë futbollisti i larguar në këtë merkato dimri, burime pranë klubit kuqezi bëjnë me dije se futbollisti nuk do të largohet. Sipas “Supersport” thuhet se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë transferim, ndërsa Nexhipi do të vazhdoj të qëndrojë në klubin e kuq. Emri i Nderim Nexhipit është lakuar jo pak ditët e fundit lidhur me një largim të mundshëm të tij në këtë merkato dimri, por tifozët e Partizanit mund të qëndrojnë të qetë, pasi futbollisti duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e të kuqve. Burime pranë klubit të kuq konfirmojnë se mesfushori do të qëndrojë me Partizanin, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar ditët e fundit për një kalim të tij në Australi në radhët e skuadrës së Melbourne Sitit. Ndërkohë që ditë më parë ishte folur dhe për një ofertë të Shkëndijës, lajm ky që u përgënjeshtrua me një deklaratë zyrtare nga ana e Partizanit.
Takimi me Menaxherin
Nderim Nexhipi ka pasur një takim me një menaxher, por sipas informacioneve thuhet se ka qenë një takim miqësor mes tyre. Ndërkohë që sa i përket zërave për transferimin në Australi gjithçka ka lindur pas një takimi që ka pasur mes Nexhipit dhe një menaxheri holandez, që ishte në fakt thjesht miqësor. Në klubin e Partizanit bëjnë me dije se deri në këto momente lojtari nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për t'u larguar përkundrazi ka shprehur dëshirën për të qëndruar, ndërkohë që dhe nga pala të treta nuk ka asnjë ofertë zyrtare për shërbimet e kapitenit, që do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit dhe në pjesën e dytë të sezonit.
Bylykbashi
Nëse largimi i Nexhipit është menduar si një mundësi pas afrimit në skuadër i Bylykbashit, kjo është shumë e gabuar. Bylykbashi është afruar në ekip, por trajneri Duro tha se së bashku me Nexhipin do të jenë liderët e rinj të Partizanit. Mesfushori është prezantuar në festën e të kuqve të dielën e kaluar, ndërsa tifozët e kanë mirëpritur atë, edhe sepse ka luajtur për disa vite nën fanellën e kuqe. Ndaj dhe Bylykbashin e duan të gjithë.
Nexhipi mohoi transferimin në Maqedoni
Pak ditë më parë u publikua lajmi se edhe Shkëndija e Tetovës dëshironte të kishte në skuadër kapitenin e Partizanit, Nderim Nexhipi, por ka qenë klubi i kuq dhe vetë lojtari që ka bërë me dije se do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytet dhe do të respektojë kontratën me ekipin e Partizanit. “Nuk ka asgjë të vërtetë për largimin tim. Nuk largohem nga legjenda e kuqe”, shkruan Nderim Nexhipi në profilin e tij në facebook.
Latifi, tre sezone me korçarët
Kosovari Liridon Latifi nuk ka qenë në stërvitje me shtatë lojtarët e tjerë. Edhe në kushte kur sulmuesi mësohet të ketë qenë në “Tropikal”. Që lojtari nuk ka qenë në stërvitje të shtunën e ka pranuar edhe Josa kur tha se në stërvitjen e kësaj dite kam pasur shtatë lojtarë. Një burim i siguruar nga “Gazeta e Sportit” tha se Takaj dhe Latifi kanë biseduar konkretisht për kushtet e kontratës dhe vitet që lojtari do të jetë pjesë e Skënderbeut. I njëjti burim tha se lojtari ka firmosur për tre sezone me kampionët më opsion edhe për një vit tjetër. Me Latifin shkon në pesë numri i lojtarëve sulmues te Skënderbeut, por mund të bëhen gjashtë në qoftë se edhe Plaku bëhet në janar pjesë e kësaj skuadre. Gjithsesi, deri tani Latifi është zyrtarisht lojtari i parë që bëhet këto ditë pjesë e Skënderbeut. Lojtarë të tjerë mësohet të vijnë tek kampionët deri më datën 4 janar.