Topalli nderhyri te Nishani per kandidaturat e saj
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesor Fahmi Abdiu, gjatë një interviste për gazetën “Shekulli”, ka deklaruar se për dekretet për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, Presidenti u bë bashkëfajtor në një praktikë antikushtetuese me Parlamentin. Sipas profesor Fehmi Abdiut, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese duke i sugjeruar kandidaturat për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese Presidentit të Republikës.
Si i gjykoni dekretet e Presidentit Nishani për emërimin dhe votimin e kandidaturave për Gjykatën e Lartë dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese?
Unë i kam ndjekur dekretet e Presidentit të Republikës, lidhur me propozimet që ai ka bërë për emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Nuk kam asgjë personale me asnjë kandidaturë të paraqitur prej tij. Por, tërheqin vëmendjen disa fakte! Presidenti ka imponuar situata të tilla që duke dekretuar anëtarët e Gjykatës së Lartë që u emëruan anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, para mbarimit të mandatit të tyre në Gjykatën e Lartë, ka ndikuar që të ndërpritet mandati i tyre dhe ata të marrin një mandat të ri nga fillimi në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti muaj më parë, mesa kuptova, bëri përpjekje dhe kërkoi që procesi i përzgjedhjes së këtyre kandidaturave të ishte sa më transparent. Në fakt ndodhi e kundërta. Askush nuk mori vesh, punën e fshehtë që bëri Presidenti, deri sa ai nxori dekretet përkatëse. Nuk u konstatua asnjë tërheqje mendimi apo opinioni nga organet apo organizmat përkatëse që mund të ndihmonin Presidentin dhe në këtë fushë, në zgjedhjen e kandidaturave.
Ajo që është më kryesorja, është fakti se Presidenti u bë bashkëfajtor në një praktik antikushtetuese të Parlamentit shqiptar. Prej vitesh në Parlament qëndrimi ndaj kandidaturave të Presidentit, si për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, është parë si një e drejtë e lidhur ngushtë me pozitën e kryetarit të Parlamentit, konkretisht të Kryetares Topalli. Vite më parë është përgojuar një kandidaturë që propozoi Presidenti i asaj kohe për Gjykatën e Lartë. Ajo kandidaturë nuk u paraqit fare në Kuvend dhe nuk u tha asgjë.
As pozitivisht nuk u mor një vendim dhe as negativisht. E njëjta shkelje, sipas mendimit tim, është bërë ndaj një dekreti të Presidentit i cili propozonte një kandidaturë, një jurist dhe një koleg shumë të mirë, të cilin e propozonte për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kandidatura e tij, ndryshe nga të tjera të preferuarat sipas mazhorancës, është mbajtur mjaft kohë nëpër zyrtaret e Kryetares së Kuvendit, dhe. siç kuptuam, kjo e fundit pa asnjë atribut dhe pa asnjë të drejtë, ka ndërhyrë duke i sugjeruar Presidentit të Republikës që ai të riçonte një kandidaturë tjetër, sepse, sipas saj, problemi i kandidaturave të mëparshme ishte ezauruar nga Parlamenti.
Këto qëndrime janë antikushtetuese janë një shpërdorim klasik, flagrant me detyrën e Kryetarit të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit sipas rregullores është vetëm një nga deputetët që mandatohet për të kryesuar, për të ndjekur, në gjuhën e përditshme quhet ‘Spiker’, i pari në të barabartët e deputetëve, për të kryesuar debatin në seancë, për të drejtuar punimet, për të respektuar të drejtat e deputetëve dhe për të përfaqësuar Kuvendin në marrëdhëniet me të tretët.
As sipas Kushtetutës dhe as sipas rregullores, ajo s`ka asnjë kompetencë të veprojë personalisht dhe të mbajë qëndrim kundër dekreteve të Presidentit, siç ka vendosur për rastin e fundit dhe rastet e mëparshme. Tani do të dëshiroja që mundësisht, tani që përfundoi plotësimi i gjithë institucioneve kushtetuese, cep më cep me kandidatura të gjithëpranuara dhe të pëlqyera vetëm nga mazhoranca, të mos përsëriten më këto situata në të ardhmen.
Çfarë do të sjellë komisioni hetimor parlamentar i radhës, për incidentin e Vjenës?
Ky komision do të mbetet në historinë e vendit si komisioni i ‘kapjes së veshit’. Komision i cili në mënyrë shumë artificiale brenda pak ditësh, ashtu si dhe komisionet e tjera më parë, u ngrit nga mazhoranca aktuale në situata paradoksale. Pse paradoksale? Nuk jam në gjendje të them se ka ndodhur ose jo, ngjarja për të cilën flet mazhoranca parlamentare, pra, nëse është prekur ose jo dinjiteti i diplomatit shqiptar që ka marrë pjesë në veprimtarinë e kësaj akademie. Për arsye sepse dhe për këtë problem, ashtu si çdo problem tjetër, prezumohet parimi i pafajësisë të çdo njeriu që akuzohet deri sa të dalë një vendim gjyqësor. As mazhoranca dhe askush nga anëtarët e saj nuk ka qenë në gjendje nuk kanë sjellë prova dhe fakte qoftë dhe jashtëgjyqësore që të vërtetojnë këtë.
Në lidhje me këtë ngjarje të tërheq vëmendjen një fakt shumë domethënës, që doli dhe iu bë jehonë në shtyp. U vërtetua katërcipërisht se në veprimtarinë e organeve të shërbimit diplomatik ka një problematikë shumë të çuditshme. Atje sot militojnë gjithë njerëzit e elitës së shtetit dhe të mazhorancës, fëmijët e tyre, të afërmit e tyre, vëllezërit e tyre, motrat e tyre dhe dhëndurët e tyre etj. Shtypi numëronte 20-25 raste të tilla më vonë pamë se ishin publikuar dhe disa dhjetëra të tjerë. Këto të dhëna që i kap realisht pjesa dërmuese, duken objektivisht, janë të tilla dhe janë reale dëshmojnë për faktin se diplomacia shqiptare është kapur nga njerëzit eafërt të një kaste që drejton sot shtetin.
Në vende të tjera, unë mendoj se ky fenomen, kjo dukuri e lidhur kaq keq sa ç`është në Shqipëri nuk ekziston. Mazhoranca ose opozita në vend që të merrte përsipër të bënte përpjekje të ngihej një komision hetimor parlamentar për të vërtetuar këtë gjendje që ka diplomacia shqiptare, e lidhur komplet me kupolën e shtetit, dhe të hetonte shkaqet e kësaj situate dhe ndikimin e kësaj gjendjeje në realizimin e detyrave, mazhoranca bën të kundërtën e kësaj. Iu kthye haptazi për qëllime politike një qëndrimi, që dikur e pat bërë disa herë ndaj kryetarit të opozitës duke e fryrë artificialisht këtë situatë.
A është ky komision konform Kushtetutës dhe ligjit për komisionet hetimore?
Sipas mendimit tim, as problematika për të cilën është krijuar nuk e justifikon një komision hetimor, as subjekti ndaj të cilit realisht është krijuar nuk e justifikon një gjë të tillë sepse dihet botërisht që ai është kryetari i opozitës, dhe ndaj tij historikisht janë ngritur komisione hetimore parlamentare të cilat kanë dështuar me dhe pa turp. Komisione për të cilat mazhoranca e sotme duhet të kishte kërkuar ndjesë sepse i ka krijuar ndëshkim emocional.
Pra, as njeriu për të cilin është krijuar nuk është ai për të bërë një hetim të tillë. As koha për një komision të tillë nuk është e tillë, sepse ligjërisht dhe kushtetutshmërisht nuk lejohen krijimi i komisioneve hetimore parlamentare në fushatë. Parë në shumë këndvështrime krijimi i një komisioni të tillë kam përshtypjen se do të mbetet objekt i një humori satirik për estrada dhe për teatër. Kjo dëshmon për një mentalitet të prapambetur të atyre që i nxisin, urdhërojnë, vendosin dhe i aplikojnë.
Ky kuvend ka veprimtari të zakonshme fyerjen, shpifjen, denigrimin dhe kërcënimin të gjitha këto të bëra nga mazhoranca nëpërmjet kryeministrit i cili vetëm kur harron flet njerëzishëm. Si nuk i tërheq vëmendjen këtij ky fakt, që i kam tërhequr vëmendjen gjithë Evropës dhe gjithë botës, qëndrimi politik i egër dhe i keq i mazhorancës parlamentare dhe jetës parlamentare të saj, nuk i tërheq vëmendjen parlamentit tonë dhe nuk e quan asnjëherë ngjarje me rëndësi? Si nuk i tërheq vëmendjen parlamentit, si nuk kërkoi krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për sjelljet e kryetares së Kuvendit, që nuk është asgjë më shumë sesa deputete, e zgjedhur e mazhorancës për të drejtuar punimet e Kuvendit, për atë që ajo flet dhe bën gjatë gjithë kohës deri në deklaratën e fundit të saj. Ndërkohë që krijohen komisione të tilla, siç është kjo për kapjen ose jo të veshit djalit të Neritan Cekës dhe se u prek apo jo ai kur në fund të fundit të gjithë e dinë që i ati i tij ka pasur raporte miqësore, shoqërore dhe shumë të afërta me kryetarin e opozitës.
Ligji
Disa komisione hetimore janë shpallur antikushtetuese
Çfarë janë komisionet hetimore parlamentare?
Kushtetutshmërisht, komisionet hetimore parlamentare janë një mjet i rëndësishëm i kontrollit që ushtron Kuvendi, gjatë mandatit të tij, ose gjatë një sesioni parlamentar, që disponon kompetenca të rëndësishme, në një fushë të caktuar të investigimit, që përdoren përveçse procesit që ka lidhje drejt për drejt me hetimin, që funksionon për një ose për një periudhë të caktuar kohe, për të raportuar në Kuvend për një çështje të caktuar konkrete, për të dhënë një informacion dhe për të krijuar mundësinë që të merren masat, për të riparuar gjendjen ose ligjin konkret.
Çfarë funksioni ka komisioni hetimor parlamentar?
Krijimi i komisioneve hetimore parlamentare si mjet kontrolli lidhet me vet natyrën dhe funksionin që ka Parlamenti, i cili ka të drejtën për tu informuar për çdo problematik që ekziston në vend. Dhe, për të marrë masat për të mbajtur, kur është nevoja, qëndrim ndaj atyre organeve apo personave që kanë lejuar një shkelje të Kushtetutës apo të ligjit. Sidomos për të krijuar mundësinë dhe kushtet për të riparuar mangësitë e gjendjes dhe situatës aktuale ose fenomenit që analizon komisioni.
Çfarë qëllimi ka komisioni hetimor parlamentar?
Qëllimi i ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare është, njohja ose verifikimi në thellësi i një fenomeni, me ngjarjen dhe me veprimtarinë, me qëllim që të nxirren përfundime konkrete për miratimin, hetimin apo mendimin e ligjeve të veçanta të vendit. Qofshin ato të miratuara në legjislacionet e mëparshme, qofshin dhe të legjislaturave aktuale që e bëjnë të lehtë kontrollin nëpërmjet komisionit. Veç kësaj, ky lloj kontrolli ka për qëllim që të shohë sesi zbatohet një ligj i caktuar, sesi është zbatuar.
Cilat janë praktikat e krijimit të komisioneve hetimore parlamentare?
Praktikat e krijimit të komisioneve hetimore, historikisht janë të vjetra, në Shqipëri i ndeshim që në vitin 1925-s, kur për herë të parë në vend është krijuar një komision parlamentar ndaj ish-ministrit të financave të asaj kohe, Myfit Libohovës. Në mënyrë të veçantë pas vitit 1991 praktika e krijimit të komisioneve hetimore parlamentare është një praktikë e gjithëpranuar, por në fakt në të ka pasur mjaft keqkuptime, keqinterpretime, zbatime të gabuara të standardeve kushtetuese dhe ligjore. Ku disa herë objekti i veprimtarisë së tyre është bërë objekt debati dhe diskutimi në Gjykatën Kushtetuese, ku nuk kanë munguar rastet të cilat janë konsideruar si veprimtari antikushtetuese.
Studimi
Nga 1991, 28 komisione hetimore
Nga viti 1991 janë krijuar 28 komisione hetimore parlamentare gjithsej. Duke filluar nga komisioni hetimor për çështjen e ‘Shkodrës’ dhe deri në komisionin e djeshëm për çështjen e ‘Veshit’ kanë pasur ngjyra dhe tematika të ndryshme, por nuk ka pasur një praktikë parlamentare të unifikuar, të qartë dhe mbi të gjitha që ka zbatuar rigorozisht Kushtetutën e Shqipërisë. Duke studiuar natyrën, problematikat, konkluzionet dimensionin e veprimtarisë së komisioneve hetimore nuk është vështirë për të konstatuar se në përgjithësi, në të gjitha rastet, përjashto një ose dy raste, komisionet hetimore nuk kanë dalë me përfundime të njëjta. Anëtarët e komisioneve të pakicës dhe shumicës janë ndarë në mendime diametralisht të kundërta për një ngjarje, një fenomen ose dukuri të hetuar.
Është vërtetuar plotësisht tashmë nga veprimtaria e këtyre komisioneve, nga studimi i tyre për secilin, janë përdorur si instrumente politikë nga mazhoranca parlamentare kundër opozitës. Sidomos në situata parazgjedhore ose gjatë fushatës edhe pse ligji dhe Kushtetuta ndalon krijimin e tyre në prag të fushatës zgjedhore dhe gjatë tyre. Pra, janë përdorur si një instrument lufte politike për të goditur veçanërisht eksponentët kryesor të partive politike opozitare nga shumica parlamentare. Është vërtetuar se këto komisione nuk ia kanë arritur qëllimit për çka janë krijuar. Komisione të tilla kanë dështuar dhe nuk kanë sjellë asnjë efekt pozitiv në jetën parlamentare, as të përmirësimit të legjislacionit, as të përmirësimit të veprimtarisë së organeve administrative ose organeve të tjera që kanë qenë objekt kontrollin i këtij komisioni.
Gjatë studimit del se politikanët që janë investuar në këtë proces në vend që të vëne veton, ata që kanë qenë deputetë dhe mbi të gjitha ata që kanë qenë anëtarë të këtyre komisioneve, në vend që të vinin veten në pozitat e njerëzve të gjykatësve të maturuar dhe të paanshëm për të hetuar ngjarjen, fenomenin, dukurinë apo dhe njeriun, ata që në ditën e parë të veprimtarisë së komisionit hetimor kanë marrë një pozicion të tejskajshëm që ja kalon dhe një Prokurori, i cili përfaqëson akuzën në një çështje të caktuar. Në të gjitha rastet nuk iu ka munguar shprehja e mendimeve të njëanshme me dhe pa të drejtë, me hetim dhe pa hetim. Gjithë këto komisione janë shoqëruar me shpenzime të mëdha, me luftë të madhe politike, me konfuzion politik. Media dhe shtypi kanë përqendruar vëmendjen tek këto komisione megjithëse ato në fund të fundit kanë përfunduar në hiç.
Ne jemi përballë faktit se, akoma ligjërisht rezulton komisioni i ngritur për ngjarjen e ’21 Janarit’ ku praktikisht afati i këtij komisioni ka përfunduar prej kohësh ku Kuvendi nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problemi, komisioni nuk e ka hetuar atë, ku komisioni ka bërë shumë përpjekje për të dubluar punë e organeve të hetimit dhe të gjurmimit. Ne jemi dëshmitarë se figuron akoma një komision hetimor për çështjen e ‘Tivarit’, i ngritur por i pa përfunduar afatet, i cili është ezauruar prej kohësh. Pra, në luftën për krijimin e komisioneve është dëshmuar për një luftë parlamentare jo korrekte dhe jo e pastër, por është për një jetë parlamentare, në mënyrë figurative, ‘i përndjekur lufte’, i grupimeve të ndryshme ose i një lufte të një titullari kundër regjimit të mazhorancës parlamentare.