Kakavije, nis fluksi i Pashkeve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ditën e mërkurë, në doganat kufitare të qarkut të Gjirokastrës, atë të Kakavijës dhe Sopikut, është shënuar një rritje enumrit të këmbësorëve dhe automjeteve që udhëtuan nga Greqia në drejtim të Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare në Policinë Kufitare të Kakavijës, gjatë ditës së mërkurë hynë në tokën shqiptare rreth 3 mijë këmbësorë dhe 800 automjete, çka shënoi një numër më të madh krahasuar me ditët normale.
Pjesa më e madhe e këmbësorëve ishin emigrantë, të cilët kthehen për të kaluar festën e Pashkëve në vendlindje. “Për gati dy javë rresht ndërmarrja ku punoj do të qëndrojë e mbyllur, kështu mendova që Pashkët edhe këtë vit t’i kaloj në Shqipëri”, thotë Alket Kola, emigrant nga Fieri.
Nisur nga rritja e fluksit të lëvizjes në kufi në këto ditë të festës së Pashkëve, Drejtoria Rajonale e Kufirit në Gjirokastër ka hartuar një plan masash për shmangien e radhëve të pritjes në kufi. “Ne kemi në gatishmëri efektiva dhe sportele shtesë për të përballuar çdo rritje të fluksit të lëvizjes në të dyja anët e kufirit”, thotë drejtori i Policisë Kufitare, Admir Abria. Fluks i lartë lëvizjeje në doganat kufitare të Kakavijës dhe ‘Tri Urave’ pritet të shënohet edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Ndërkohë, gjatë kontakteve që policia e Gjirokastrës ka patur me palën greke, kjo e fundit ka garantuar lëvizjen pa problem në kufi të fëmijëve të emigrantëve me pasaportat biometrike deri në datën 12 maj.