AK proteste para Kryeministrise: Slogani yne 'Koha per pastrim'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Aleanca Kuqezi zhvilloi dje protestën në Tiranë. Protestuesit janë ndalur në sheshin para Kryeministrisë me thirrje e parulla kundër kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij, ndërsa paralelisht kreu i qeverisë ishte i pranishëm në disa aktivitete në qarkun e Korçës “Nga sot, ai nuk është më shtetasi Berisha, por i ndjeri Berisha, pasi ai ka vdekur politikisht për të gjithë shqiptarët”, – tha Spahiu në fjalën e tij para protestuesve. Sipas tij, në ditën e 1 Majit, Berishës do t’i bëhet dhuratë një jelek antiplumb. “Me këtë, ne i kujtojmë se nga populli nuk shpëton dot, nga arresti dhe prangat, ty nuk të shpëton dot askush”,- tha ai duke iu drejtuar kangjellave të Kryeministrisë, ku vari dhe jelekun antiplumb.
“Më lejoni që t’ia lë në zyrë dhe t’i them se nga populli nuk shpëton dot. Nuk të shpëton as Edi Rama, askush tjetër”, – tha ai. Jashtë kritikave të Spahiut nuk ka mbetur as kryetari i opozitës, Edi Rama. “Ne nuk jemi as aleanca e Gërdecit dhe as e 21 janarit, kur i ndjeri Berisha vriste dhe Edi Rama mohonte gjakun e derdhur”, – tha ai. Spahiu shpalli edhe sloganin elektoral të AK-së, “Koha për pastrim”.
“Nuk kërkojmë të heqim një të ndjerë Berisha e të sjellim një tjetër, të sjellim kufoma. Kufomat e kanë vendin tek kufomat. ‘Koha për pastrim’ do jetë slogani ynë. Ne duam parlament ku të mbizotërojë ngjyra kuqezi. Duam Shqipërinë pa të ndjerin Berisha e Rama. Jemi këtu të marrim bekimin e shqiptarëve. Shqiponja është shpend jetëgjatë, ndryshe nga këta dy zvarranikë dhe zvarranikët që i shoqërojnë një herë duke u zvarritur, një herë nga e majta dhe një herë nga e djathta”, – tha ai.