Goditet bateria diellore e Stacionit Kozmik Nderkombetar
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një meteoroid i vogël apo ndonjë fragment i mbeturinave kozmike ka goditur njërën prej baterive diellore të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN), njoftoi astronauti kanadez Chris Hadfield.
"Një gur i vogël nga kozmosi ka shpuar tejpërtej baterinë tonë diellore. Është fat i madh që ai nuk goditi korpusin", shkruan Chris Hadfield në mikroblogun e tij në Twitter.
Ky shënim shoqërohet me fotografi të paneleve diellore, në njërën prej të cilave duket fare qartë një vrimë e vogël. Ekspertët mendojnë se shkaku i incidentit, ka shumë mundësi, të ketë qenë një fragment i mbeturinave kozmike.