Tjetër mesazh i Avdiajt: Jam gati për Shqipërinë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dionis Avdiaj ka zgjedhur përfundimisht të luajë për Kombëtaren shqiptare në të ardhmen e tij.
Talenti i cili është në pronësi të Shalkes, por i huazuar te Shturm Grac ka dhënë një intervistë në prag të ndeshjes miqësore me Austrinë për gazetën austriake "DerStandart", ku deklaron hapur se tashmë ka marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmken e tij.
"Do të luaj për Shqipërinë nëse kombëtarja kuqezi do të ketë nevojë për mua. Të përfaqësoj fanellën kuqezi është një nder për mua. Ata dëshironin një përgjigje nga unë dhe unë dua tu them që jam në dispozicion të federatës shqiptare të futbollit", deklaroi Donis Avidjaj.
"Do të më pëlqente të isha pjesë e Shqipërisë në "Euro 2016´´, por besoj se kjo nuk do të jetë e mundur pasi të them të vërtetën lojtarët që e kualifikuan kombëtaren kuqezi në Europian e meritojnë shumë më tepër se unë të jenë pjesë e atij evenimenti. Shpresoj të jem pjesë e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit Rusi 2018", përfundoi Avdiaj.