De Biazi: Duhet të jemi të qetë, ja pse na shërbejnë miqësoret
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja shqiptare është nisur sot drejt Austrisë ku nesër ora 17:00 do të luajë miqësore me ekipin e këtij vendi miqësoren e parë të këtij muaji.
Para nisjes, trajneri De Biazi ka folur shkurtimisht për mediat ku ka deklaruar se këto miqësore shërbejnë për të bërë disa eksperimente.
"Europiani fillon më 10 qershor, ndërsa ne nisemi drejt Vienës për një miqësore që do të na shërbejë si eksperiencë e nevojshme, kur të kthehemi sërish në Austri në maj për të përgatitur si duhet europianin e Francës.
Janë ndeshje që na shërbejnë për të bërë disa eksperimente, për të parë kushtet e futbollistëve si dhe për të punuar taktikisht me skuadrën. Jemi të njëjtët, i afrohemi një evenimenti të rëndësishëm dhe duhet të përpiqemi të jemi të qetë", ka deklaruar De Biazi para nisjes.