Tirana u frikesohet ndeshkimeve, nis shlyerjen e borxheve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana ka nisur të shlyejë detyrimet e trashëguara si pasojë e frikës për heqje pikësh nga ana e FIFA-s.
Ekipi kryeqytetas ka publikuar së fundmi detajet e borxheve të trashëguara ndaje ekipeve si Panathinaikos apo ndaj lojtarëve enigmë që janë aktivizuar në pak minuta me bardheblutë.
"KF Tirana ka përfunduar me sukses një proces të vështirë likuidimesh të një numri të madh borxhesh të prapambetura. 198 mijë euro janë derdhur në llogaritë e futbollistëve duke shmangur penalitetet që i kanoseshin klubit nga FIFA dhe UEFA. KF Tirana prej disa ditësh kishte nisur këtë proces që kulmoi të enjten me zgjidhjen e premtuar nga presidenti Halili vetëm pak kohë më parë. Çështje të mbartura prej kohësh kishin krijuar një problem që meritonte zgjidhje.
Klubi ka punuar me seriozitet duke i ndjekur çështjet te veçuara nga njëra tjetra dhe duke i dhënë më pas një zgjidhje të menjëhershme për të shmangur pasojat negative. KF Tirana ka ulur shumë borxhin e përgjithshëm të klubit të mbartur nga vitet e tranzicionit. Shumë shpejt ky borxh do të zerohet për të rikthyer në normalitet situatën dhe vijuar punën për një të ardhme të sigurt”, thuhet në deklaratën për media të Tiranës.