e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana, në alarm për mbrojtjen, vetëm një lojtar i gatshëm për Dajën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana, në alarm për mbrojtjen, vetëm një lojtar i gatshëm për Dajën

Problemet me dëm timet te skuadra e Tiranës duket se nuk kanë fund. Bardheblutë do të luajnë në fundjavë takimin e parë të fazës së katërt ndaj Tërbunit në shtë- pi, në një situatë aspak të mirë.tirana Trajneri Ilir Daja nuk do të ketë gati pothuajse të gjithë repartin e mbrojtjes me përjashtim të Hoxhallarit, që nuk ka probleme. Sa u takon të tjerëve, gjendja është alarmante. Muça dhe Karan vazhdojnë të stërviten të diferencuar dhe nuk janë ende gati për t'u aktivizuar me ekipin.

Malaj ka një problem muskulor dhe është e konfirmuar se i duhet të qëndrojë edhe për dhjetë ditë jashtë fushës, që të mos rrezikojë për më tej. Teqja, i cili ka frakturë në hundë dhe qëndron me maskë, parashikohet të jetë gati për ekipin pas një periudhe dyjavore.

Si të mos mjaftonin dëmtimet e këtyre lojtarëve, trajneri Daja nuk do të ketë në ekip edhe Kërçikun, i cili është i pezulluar për shkaqe kartonësh. Mes gjithë këtyre problemeve në prapavijë, tekniku po mendon për përshtatjen e lojtarëve të tjerë, por misioni nuk do të jetë aspak i lehtë.

Rikthimi - Për ndeshjen me pukjanët, do të rikthehet Gilman Lika, i cili mungoi në takimin e javës së shkuar për shkaqe kartonësh. Ai është stërvitur dje veçmas pjesës tjetër të skuadrës, së bashku me Fukuin, por asnjë prej tyre nuk rrezikon dhe do të jenë në fushë.

Në mesin e kaq shumë problemeve me dëmtimet, fakti që dy lojtarët do të aktivizohen i jep pak frymëmarrje stafit teknik. Bardheblutë kanë një sfidë të lehtë në letër, me ekipin e vendit të fundit, por nuk parashikohet të rezultojë kështu në fushë. Kjo pasi Tërbuni në javët e fundit ka treguar futboll të bukur dhe ka marrë pikë edhe me ekipet kryesuese.