Tifozet shqiptare te Bayern Munchen, ne 'Allianz Arena'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Disa prej tyre e kishin vizituar Gjermaninë, disa të tjerë kishin vizituar edhe kryeqendrën e Bavarisë, Mynihun, por askush prej tyre nuk kishte provuar emocionet e të qenit në “Allianz Arena”. E pra, këta ishin fituesit e promocionit ekskluziv që AMC organizoi për abonentët e saj. Për t’u kthyer disa ditë pas në kohë, falë bashkëpunimit të AMC-së dhe skuadrës më të ndjekur nga sportdashësit shqiptarë, Bayern Munchen, të gjithë dashamirësve të futbollit iu dha mundësia e artë për të parë nga afër këtë skuadër në stadiumin “Allianz Arena”.
AMC, si pjesë e Grupit Deutsche Telekom, iu bashkua mbështetjes që gjiganti botëror i telekomunikacionit i jep klubit të futbollit Bayern Munchen dhe organizoi një promocion ekskluziv për abonentët me parapagesë. Promocioni i AMC-së përfshinte shumë dhurata, ndër të cilat, si çmim i madh ishin biletat për të ndjekur nga afër skuadrën më të suksesshme në Europë. Dhjetë fituesit e këtij shorteu udhëtuan drejt “Allianz Arena” dhe kështu u bënë pjesë e derbit të Gjermanisë, më datë 15 mars (Bayern Munchen – Bayer Leverkusen). Por 10 fituesit nuk udhëtuan të vetëm. AMC iu dha atyre mundësinë që të marrin një tjetër person për të ndjekur ndeshjen. Secili fitues i çmimit të madh përfitoi një udhëtim në çift, ku u përfshi fluturimi, akomodimi, biletat e ndeshjes dhe një tour në “Allianz Arena”.