Tifozët shfryjnë ndaj të gjithëve në Facebook: Turp!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E teta radhazi që është konsideruar e tepërt.
Edhe më herët e kishin deklaruar se rezultati ishte dytësor, por me atë ekip që panë në fushë, kanë mbetur më shumë se të zhgënjyer, pasi nuk kanë parë Tiranën e tyre.
Mjafton të shohësh postimin e fundit të klubit të Tiranës në "Facebook" dhe sheh shfryrjen e tifozëve. Komentet janë të shumta, ndaj fajin ua faturojnë të gjithëve, duke nisur nga drejtuesit, stafi e lojtarët në fushë.
"Turp", ka qenë kjo kryefjala e çdo komentuesi pas disfatës ndaj rivalit historik. Dy golat e pësuar për 12 minuta lojë, konsiderohen të papranueshëm.
Kërkojnë reflektim imediat, pasi, sipas tyre, do të mbahet mend si njolla e zezë në historinë e këtij klubi. Ka edhe nga ata nostalgjikë që kujtojnë vitet me El Sajedin në krye, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që janë ndalur tek Elis Bakaj, që, sipas tyre, duhet të dijë të kontrollojë nervat.