e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tifozet e Tiranes: Durimi u sos, ku jane premtimet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozet e Tiranes: Durimi u sos, ku jane premtimet

Tifozët e ekipit të Tiranës realizuan dje protestën e radhës përpara bashkisë duke kërkuar zgjidhjen e situatës në të cilën ndodhet ekipi. Kjo protestë është e dyta brenda dy javësh, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga kryebashkiaku Basha për situatën pa zgjidhje që po kalojnë 24-herë kampionët, ku rrezikojnë të mos dalin në fushë përpara Kastriotit. Tifozët protestuan më shumë se 30 minuta, përpara se të largoheshin. Gjatë kësaj proteste, lojtarët shpalosën banderola të ndryshme, ku shkruhej gjithçka rreth pakënaqësive të tifozëve. Tirana është në një pikë shumë të errët, ku prej muajsh e muajsh nuk po merr asnjë mbështetje financiare. Deri më tani, ekipi nuk ka afruar asnjë lojtar në gjirin e saj, kjo për shkak se mungon aksesi financiar për sezonin e ri. “Ku janë premtimet”, “Deri kur”, "Duam zgjidhje”, “Koha mbaron”, ishin disa nga shkrimet e banderolave që tifozët mbanin në duar. Fillimisht, tifozët u mblodhën përpara sahatit dhe në orën 17.00, ata shkuan përpara bashkisë. Gjatë kësaj protestë u ndezën dhe tymuese, të cilat ndikuan në grumbul- limin e forcave të policisë.

Një fëmijë aktron situatën

Pas nisjes së protestës, një tifoz afroi një fëmijë në qendër të përpara grupimit, ku rreth tij në tokë ndodhej një flamur i hedhur dhe shumë topa letre. Fëmija luan shumë mirë rolin, duke simbolizuar gjendjen mjerane dhe pa të ardhme të Tiranës. Topat e letrës tregonin premtimet e pambajtura nga bashkia, e cila ka muaj që nuk ndalet me heshtjen e saj mbytëse. Ky rol tregoi më së miri situatën delikate dhe mjerane ku ndodhet aktualisht ekipi bardheblu.

Situata financiare, e pandryshuar

Ekipi bardheblu vijon të shoqërohet nga një situatë e pandryshuar financiare, e cila nënkupton se ekipi nuk do të ketë asnjë afrim dhe mbi të gjitha asnjë mbështetje fi- nanciare, të paktën në momentet që po flasim. Ku kanë mbetur vetëm tri ditë nga përballja me Laçin në shtëpi, ekipi i Dedes rrezikon seriozisht daljen në fushë, pasi një gjë të tillë e ka lajmëruar edhe trajneri Dede, i cili ka lajmëruar se nëse situata nuk ndryshon, atëherë ai nuk do të dalë në fushë.

Afrimi i donatorëve nuk merr përgjigje

Ish-presidenti i skuadrës së Tiranës, Refik Halili ka treguar hapur gadishmërinë e tij për të kontribuar pa asnjë lloj interesi për ekipin e tij të pasionit. Përgjigjja e tij ka ardhur pas thirrjes së trajnerit Dede, i cili para pak ditësh kërkoi që të ndihmohet ekipi bardheblu. Por gadishmëria e Halilit për të ndihmuar ish-skuadrën me 100 milionë lekë ka rënë në vesh të shurdhët.

Gjici dhe Takaj nuk duken në sfond

Presidenti i Kukësit dhe i Skënderbeut duket se janë tërhequr nga kërkesat e tyre për të marrë Tiranën në administrim. Largimi i tyre, nënkupton se Tirana vështirë se mund të ketë një zgjidhje të shpejtë në këtë drejtim. Aktualisht, skuadra duket se do të vijojë të ndjekë të njëjtën rrugë në lidhje me situatë, pasi tashmë nuk ka më kohë për asgjë në këtë drejtim.