Tifozet e Juventusit ne Shqiperi pushtojne mediat italiane

Tifozet e Juventusit ne Shqiperi 'pushtojne' mediat italiane

Shqiptarët pushtojnë sërish mediat italiane. Fakti që pjesa më e madhe e tifozëve në vendin tonë e ndjekin shumë italian, ka bërë që shpesh herë të bëjnë edhe veprime të cilat kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane.

Këtë herë nuk është De Biasi dhe as ndonjë nga legjionarët tanë që luajnë në Serinë A, por në një shkrim të dedikuar për tifozerinë në të gjithë botën sa i përket Juventusit dhe Napolit, raporton Albeu.

Në brendësi të shkrimit përmendet edhe "Juventus Club Albania" që herë pas herë ka organizuar disa evente për ndeshjet më të mëdha në Champions League.

"Juventus Club Albania. në fakt, nuk është një emër i një lojtari, por një grup tifozësh në Shqipëri. Rreth 500 njerëz ndjekin ndeshjet e bardhezinjve në pallate sporti jo në Juventus Stadium, sipas koordinatorit të faqes zyrtare në facebook. Më tej ai ka shtuar se janë duke u organizuar për ndeshjen me Napolin, por vëmendja është te sida me Bayernin", shkruhet në shkrimin e gazetës italiane.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama