Ançeloti tregon se si do të vlerësohej penalltia e Mesit në Itali (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓Ançelotin e pyesin për gjithçka, për vitet e kaluara te Reali i Madritid, për favoritët në Ligën e Kampionëve, por edhe për penalltinë e Mesit në fundjavë dhe sërish tekniku është i gatshëm të përgjigjet.
Sipas shtypit italian, Ançeloti ka një mendim ndryshe për penalltinë e gjuajtur nga Mesi ndaj Selta Vigos. Ylli i Barcelonës, në vend që të ekzekutonte 11-metëshin drejt portës kundërshtare, i dhuroi një asist Suarezit dhe ky i fundit nuk nguroi të shënonte.
Ky rast i bë objekt komentesh në shumë media ndërkombëtare dhe rrjete sociale. Por si pas Ançelotit, ka diçka që nuk shkon me penalltinë e Mesit.
"Mbeta i habitur, por ka një rregullore dhe për deri sa e respekton atë, mund të bësh çfarë të duash. Pastaj, nëse e bën atë në Spanjë çdo gjë është në rregull, por nëse e bën në Itali, ndoshta ke më shumë probleme.
Në çdo rast, nëse respekton rregullat, çdo gjë është e mundur",-ka thënë Ançeloti sipas gazetës më të madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport".