e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tifozet belge ngaterrojne vendin e ndeshjes se Kombetares

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozet belge ngaterrojne vendin e ndeshjes se Kombetares

Një grup tifozësh belgë kanë bërë një gabim të madh gjatë udhëtimit në Cardiff, ku përfaqësuesja e tyre të premten luajti kundër Uellsit. Belgët u nisën me autobus, por në vend që të mbërrinin në Wales, ata shkuan në qytetin Wales, që gjendet afër Sheffield, në Angli, 300 kilometra larg destinacionit të dëshiruar.

Fajin për këtë ngjarje e pati shoferi, i cili gabimisht e kishte programuar GPS-in. Uellsi fitoi ndaj Belgjikës 1:0, me gol të Gareth Bale. Tifozët belge duhet të jenë më të vëmendshëm, pasi mund të ngatërrojnë dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet e evropianit.