Injoruesi Evra: Urdhero fanellen e Roshit se nuk me duhet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Patrice Evra ka qenë dështimi i ndeshjes për francezët në takim ndaj Shqipërisë dhe këtë ndeshje ai nuk do ta harrojë lehtë. Kishte për detyrë ta ndalte Odise Roshin, por një gjëje të tillë nuk ia arriti pasi Roshi depërtonte nga krahu i tij sa herë që kishte rastin.
Në fund të ndeshjes Roshi dhe Evra ndërruan fanellat, por francezit si duket nuk i bënte përshtypje fanella kuq dhe zi.
Por ajo që ndodhi në fund të ndeshjes ishte një injorim total i francezit. Ai u ndalua nga një gazetar shqiptar i cili po i kërkonte fanellën dhe Evra ia ktheu: “Nuk e kam, e kamë ndërruar me një lojtar të Shqipërisë”, u shpreh fillimisht Evra për ta pyetur gazetari se me kënd e ndërroi fanellën, transmeton Telegrafi.
Evra që kishte në një qese fanellën e Roshit e nxori dhe tha: “Ja me këtë, urdhëro dhe merre sepse nuk më duhet asgjë”, i tha Evra gazetarit shqiptar duke ia hedhur fanellën e mesfushorit fantastik të Kombëtares.
Ky injorim i Evres erdhi pas poshtërimit që i bëri Roshi në fushë duke depërtuar në krahun e majtë të francezëve sikur mos të ekzistonte asnjë lojtar në atë pozitë.