e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tifozat Kuq e Zi protestojne per ngjyrat e fanellave

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozat Kuq e Zi protestojne per ngjyrat e fanellave
 Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi, kanë kërkuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp prej organeve kompetente të Federatës Shqiptare të Futbollit, që në afatin sa më të shpejtë kohor të ndërrohen ngjyrat e fanellave në transfertë.

Shkak është bërë ndeshja e zhvilluar në Lucern kundër Zvicrës, ndeshja e parë kjo, ku futbollistët shqiptarë u ekspozuan me fanella të reja. "Përveç logos në gjoks me asgjë tjetër nuk përfaqësohen ngjyrat e kombit tonë.", janë shprehur në deklaratë.

Më tej kanë kërkuar që kjo kërkesë të shqyrtohet sa më të shpejt në kohë, duke i ndërruar fanellat, në të kundërtën Tifozat Kuq e Zi shumë shpejt do të shfaqen me hapa të mëtejshëm, pa përjashtuar edhe bojkotin e ndeshjeve si mysafirë.

"Askush nuk mund t'i përdhosë ngjyrat që na identifikojnë neve si shqiptarë, pavarësisht shijeve që mund të kenë persona të caktuar apo kompani të caktuara.", kanë thënë ata.