Berluskoni: Më vjen turp nga ky Milan, do ta shes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Silvio Berluskonit nuk i ka pëlqyer fare ky fillimsezoni nga Milani, aq sa është shprehur se i vjen turp nga ekipi i vet. Aq sa, sipas “La Stampa, Berluskoni është shprehur se nëse dikush do ta kërkojë Milanin, është gati që ta shesë.
“Çfarë spektakli i shëmtuar, çfarë turpi”, mësohet se ka thënë Berluskoni pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Anderlehtit, ku Milani barazoi 0-0, në një ndeshje zhgënjyese.
“Nëse do të gjej dikë që dëshiron ta blejë Milanin, do ta shes menjëherë”, ka vijuar të shfryjë Berluskoni.
Situata tek Milani është nga më të vështirat në dekadat e fundit. Ekipi milanez ka bërë nisjen më të keqe të kampionatit, duke humbur dy ndeshje radhazi në shtëpinë e vet, gjë që nuk ndodhte prej 82 vitesh. Për këtë arsye, trajneri Alegri është shumë pranë shkarkimit. Berluskoni i ka vënë afat deri në ndeshjen derbi me Interin, më 7 tetor. Nëse gjërat nuk kanë ndryshuar deri atëherë, Alegri do të pushohet.