e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tifozat Kuq e Zi kunder demontimit te armeve kimike siriane ne Shqiperi!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozat Kuq e Zi kunder demontimit te armeve kimike siriane ne Shqiperi!

Tifozat Kuq e Zi shpesh herë kanë zbritur nga shkallët e stadiumit në mbrojtje të kauzave të ndryshme. Së fundi, tifogrupi me i madh shqiptar, i është bashkuar grupeve të shoqërisë civile, në protestat e tyre kundër demontimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Nesër, Tifozat Kuq e Zi do ti bashkohen protestës nga ora 13:00 deri në orën 14:00 përballë Kryeministrisë.

“PROTESTA kundër demontimit të armëve kimike siriane në Shqiperi! Çdo ditë nga e Hëna deri të Premten nga ora 13:00 – 14:00 përballë Kryeministrisë nga ana e lulishtes së Piramidës!”- shkruajnë në faqen e tyre në Facebook, Tifozat Kuq e Zi.