e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Teuta mposht Elbasanin, beson te play off-i

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Teuta mposht Elbasanin, beson te play off-i

Dje, në pallatin e sportit "Ramazan Njala", durrsaket mposhtën me rezultatin 3-1 Elbasanin në ndeshjen e prapambetur të javës së 13-të. teutaaaPritej një ndeshje pa shumë vështirësi për bregdetaret, për vetë pozitat në të cilat ndodhet skuadra e Elbasanit, por nuk rezultoi krejtësisht kështu.

Ekipi i trajneres Garunja luftoi fort në çdo set, duke mos u dorëzuar deri në fund, megjithëse nuk mundi të merrte më shumë se një set. Loja fillon në ekuilibër për disa momente, me të dyja ekipet shumë agresive dhe me gabime minimale në topat e parë.

Pak nga pak vendëset fillojnë të vendosin një avantazh të lehtë, për ta mbyllur gjithë setin në favor 25-21. Në të dytin Elbasani përpiqet më shumë, mbron më mirë dhe sulmon po kaq mirë. Për rrjedhojë, gjithçka kthehet në baraspeshë 1- 1. Në setet pasuese Teuta nuk fal më dhe, megjithëse ka shumë lojtare të reja në përbërje, s'e diskuton fitoren, duke mbyllur gjithç- ka në favor 3-1, sukses që mban ende në lojë për një vend në "play off".

TEUTA-ELBASANI 3-1
(25-21, 24-26, 25-16, 25-19)

TEUTA: Begiçi, Guza, Saliu, Rexhepi, Nurja, Cuka, Disha. Trajner: E. Jazenxhiu
ELBASANI: Kokuja, Zhorda, Garunja, Faqolli, Shadini, Gjeli, Beshiri Kulla. Trajnere: R. Garunja GJYQTARË: R. Kukaj, E. Hazizi

RENDITJA F H SET P
Barleti 13 0 39-1 39
Tirana 12 1 37-3 36
Skënderbeu 9 4 27-16 25
Partizani 6 7 18-25 18
Teuta 5 8 20-26 17
Vllaznia 5 8 18-26 15
Elbasani 2 11 9-33 6
Flamurtari 0 13 1-39 0

Përgatiti: Roland Gjini