e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Terry i kerkon falje Capellos

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Terry i kerkon falje Capellos
Fabio Capello eshte i merzitur pa dyshim per fjalet publike qe John Terry ka shprehur te dielen mediave Angleze, ku sipas mediave deklaratat e Territ tregojne se ekipi Anglez eshte i ndare ne grupe.

'Ka bere nje gabim te madh', thote trajneri ne nje interviste eksluzive te dhene per nje kanal privat Britanik.

Terri kishte vene ne dyshim ne nje fare menyre zgjidhjet e trajnerit. 'Nese gjate ndeshjes se ardhshme do mendojme se dicka duhet ndryshuar, atehere do ja themi. Secili duhet te tregoj mendimet  e veta. Secili duhet te tregoj mendimet e veta dhe nese dikush merzitet (Capello) ose lojtare te tjere cfare ka te keqe?'. Pervec ketyre Terri kishte treguar emrat e lojtarve te cilet ishin bere shkak per mbledhjen qe Capello kishte bere me lojtaret.

Por Capello kete sjellje nuk e pranon dhe replikon. 'Kur flitet per keto probleme atehere keto probleme duhen te behen ne privat, sic e kam thene edhe me perpara dera per lojtaret e mi eshte e hapur, por ne mbledhjen qe patem me lojtaret askush nuk u ankua per asgje. Une kam folur me disa lojtare dhe askush nuk kishte ankes per asgje, me sa duket vetem Terri po flet per kete situate'. Perfundon Capello.

Nuk kane vonuar edhe faljet e ish kapiteni te Anglis. Ne gazeten Daily Mail John Terry deklaron: 'Nuk ishte ne qellimet e mia te dilja kunder trajnerit dhe ekipit dhe nese e kam bere atehere i kerkoj falje. Tani do doja qe ta lija pas kete episod dhe te perqendrohesha tek ndeshja e rralles, qe per ne dhe gjithe Angline eshte shume e rendesishme...'