e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sport: Ibrahimovic do shkoj tek Milani

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sport: Ibrahimovic do shkoj tek Milani
Ne Spanje jane te sigurte; Ibrahimovic do shkoj tek Milani. Ne baze te asaj qe e perditshmia 'Sport' sjell per lexuesit e saj Barcelona ne fakt eshte gati privohet nga Ibracadabra ne forme huazimi per ti rritur cmimin pas nje sezoni te dobet ne Spanje.

Suedezin e kerkon Ac Milan qe me 'bekimin' e Silvio Berlusconit do ishte gati te nje sakrifice ekonomike. Problemi mbetet pagesa vjetore e lojtarit.

Problemi mund te kete nje zgjidhje ne dy menyra. Ibra ne fakt duhet te vendos te kete nje ulje rroge deri ne shtate milion Euro ne sezon. Dhe Barcelona duhet te pranoj qe te paguaj nje pjese te rroges se Suedezit.

Situate e nderlikuar ne kampin e kampionve te Spanjes, duke mbajtur Ibrahimociv vlera e lojtarit do te binte dhe nuk do kishin mundesi tjera ta shisnin me vleren e blere 68 milion para 1 sezoni nga Interi i Massimo Morattit.

Barcelona kishte nje oferte nga Manchester City i Roberto Mancinit, por lojtari ka refuzuar dhe ka kerkuar qe te luaj ne Champions.

Gjithashtu edhe Adriano Galliani ka mohuar cdo lloj interesi per lojtarin e Barcelones, por dihet tashme taktika qe perdor Milani per te arritur lojtaret qe do. Ne javet ne vazhdim pritet qe menaxheri lojtari Mimo Raiola te kete nje takim ne via Turati me drejtuesit e Milanit qe pavarsisht mohimeve te marrin nje lojtar si Ibrahimovic ne forme huazimi do te mbushte stadiumin dhe do ishte dhe pak 'kunje' me kusherit Zikalter, pa permendur ketu rendesine qe do kishte ne fushen e lojes.