Terim akuzon gjyqtarin: U tremb nga emri i Realit, nuk na dha dy penallti
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Gallatasarajit, Fatih Terim, ka akuzuar arbitrin e djeshëm në ndeshjen e Realit, duke thënë se nuk u dha turqve dy penallti të pastra, kur Khedira preku topin me dorë në zonë në pjesën e parë të ndeshjes, dhe e dyta në pjesën e dytë kur Serxho Ramos kreu faull ndaj Burak Jilmaz. . Sipas Terim, arbitri Svein Odvar Moen u tremb nga emri i Realit.
“Gjyqtari ishte i trembur nga emri i Real Madrid. Ai nuk është një gjyqtar për nivele të tilla. Nëse nuk e sheh një penallti për prekje të topit me dorë, atëherë ai nuk duhet të jetë këtu. Të gjithë thanë penallti, por vetëm gjyqtari nuk tha asgjë. Real Madridi është favorit për të fituar këtë turne dhe gjërat nuk ecën për ne. Çfarë mund të bënim më shumë?”, tha Terim.
“A na mundi gjyqtari? Jo, por ai vërshëlleu në disa pjesë shumë interesante të lojës. Unë nuk i kam parë nga afër pretendimet për penallti, por të gjithë thonë se ato ishin penallti që duheshin dhënë. Real Madrid nuk ka nevojë për gjyqtarë, por kur këta të fundit nuk shohin se çfarë ndodh, atëherë nuk ke ku përfundon. Ai mori edhe shumë vendime të tjera të gabuara”, u shpreh Terim.