Dominim gjerman, Juve e vogel PSG-Barca, paqe mes emocionesh
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi del e mundur 2-0 nga përballja me Bajernin dominues në fushë dhe shikon t’i komplikohet e ardhmja europiane. Në të dy golat e pësuar ndihet përgjegjësia e Bufonit. 71 mijë tifozët që kishin mbushur “Allianz Arenën” kanë shijuar një supersfidë. Gjermanët kishin lënë Roben në pankinë dhe në 11-she luante treshja Ribery-Kroos-Myler në mbështetje të pykës Manxhukiç. Konte në anën tjetër i besonte dyshes Matri-Kualjarela. Ndërsa mesfusha dirigjohej nga Pirlo. Fillim i tmerrshëm për italianët, që e shikojnë veten në dizavantazh pas vetëm 26 sekondash. Alaba gjuan nga 30 metra, Bufon fillimisht u nis në të djathtë, më pas u hodh në të majtë, pa mundur ta arrinte topin që përfundoi në rrjetë edhe falë një devijimi të Vidal.
Për Juven provuan të reagojnë Pirlo dhe Vidal, që i shkuan pranë golit me gjuajtje nga distanca. Por gjermanët vrapojnë shumë dhe janë zotë të fushës. Roben, i futur në fushë pas dëmtimit të Kros, humbet një rast nga një pozicion i mirë. Në minutën e 30-të Shvajnshtajger për pak nuk gjeti portën. Në të 38-n, Manxhukiç pretendoi një 11-metërsh për prekje të dyshimtë të topit me dorë nga Kielini në zonë, por gjyqtari vazhdoi lojën. Edhe në pjesën e dytë janë bavarazët që administrojnë lojën dhe shfaqen më të rrezikshëm, pasi Juve lë më shumë hapësira prapa.
Dhe në minutën e 63-të vjen edhe goli i 2-0: Bufon gabon duke mos e ndalur dot gjuajtjen e Gustavos, Maxhukiç përfiton dhe jep asist për Myler, që vetëm sa shtyn topin drejt rrjetës. Juve arrin të bëhet e rrezikshme me një tjetër gjuajtje të Vidal, por goli nuk vjen. Lojën e bën gjithnjë Bajerni, që i shkon disa herë pranë golit të tretë, ndërsa përpjekjet e italianëve janë të vakëta deri në fund. Fitore 2-0 e Bajernit, që duket favorit për kualifikimin, edhe pse nuk përjashtohen surprizat në ndeshjen e kthimit në Torino.
Në “Parc de Prince” ka barazim 2-2 dhe polemika për një gol në pozicion jashtë loje në sfidën mes PSG-së dhe Barcelonës. Ançeloti i beson dyshes Ibrahimoviç-Laveci në sulm dhe Bekhamit në mesfushë. Vilanova luante me formacionin e tij më të mirë, ku kishte vend për Sançez. E nisin shumë mirë të zotët e shtëpisë, të cilët pas vetëm tri minutash godasin shtyllën me Laveçin. Por më pas shikohet një ndeshje shumë e hapur dhe e ekuilibruar. Më pas Barcelona kontrollon si zakonisht lojën me “tiki-taka”-n e pafundme. Por francezët janë agresivë kundrejt mbajtësit të topit dhe nisen shumë shpejt në kundërsulm. Ibra provon të gjejë golin nga një goditje e fortë dënimi, që ndalet nga Valde. Në anën tjetër, katalanasit provojnë me gjuajtjet e Iniestës dhe Ksavit, por është i zakonshmi Mesi ai që u dhuron avantazhin në minutën e 38, pas një asisti spektakolar të Dani Alvesh. Por argjentinasi dëmtohet dhe në pjesën e dytë i lë vendin Fabregasit. Barça edhe pa Mesin krijon shumë dhe është më e rrezikshme.
Valdez bën mrekullinë ndaj Ibrës në minutën e 76-të, por në të 80-ën suedezi përfiton nga një rrëmujë totale në zonë dhe shënon golin e barazimit 1-1, megjithëse më parë ishte në një pozicion të dukshëm jashtë loje. Minutat e fundit janë dramatike. Në 88-ën gjyqtari jep një 11-metërsh për katalanasit, që u kthye në gol nga Ksavi. Por në të 94-ën, Matuidi barazon 2-2, një rezultat që favorizon Barcelonën, që për më tepër do të luajë edhe në shtëpinë e saj.
Champions League
Çerekfinale
DJE
Bajern Mynih-Juventus 2-0
Alaba 1’, Myler 63’
Paris S.G.-Barcelona 2-2
Ibrahimoviç 80’, Matuidi 90’+4’ / Mesi 38’, Ksavi 88’ (11-m)
SOT
20:45 Malaga-Borusia Dortmund
20:45 Real Madrid-Galatasarai