e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tërbuni bëri detyrën, nuk kemi marrë shpërblim nga Skënderbeu

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tërbuni bëri detyrën, nuk kemi marrë shpërblim nga Skënderbeu

Në mungesë të trajnerit Viktor Gjoni, i cili ishte i pezulluar nga Disiplina, pas ndeshjes me Partizanin është prononcuar zëvendëstrajneri i Tërbunit, Ismail Kçira.479714_736816503086890_3022424548984500693_n

"Ne e kishim vlerësuar maksimalisht këtë takim. Kemi bërë një stërvitje intensive gjatë gjithë javës. E dinim se ekipi do të reagonte pasi kemi zhvilluar takime të mira edhe në sfidat e tjera.

Lojtarët zhvilluan një luftë të fortë sportive dhe dhanë maksimumin për këtë takim. Tifozët na kanë mbështetur dhe këtë pikë ne ua dedikojmë atyre", u shpreh fillimisht për "Supersport" zëvendëstrajneri i Tërbunit.

Mbijetesa - Pukjanët nuk i kanë humbur ende shpresat për të mbijetuar në Superiore. "Ne nuk e mendojmë mbijetesën e ekipit. Stërvitemi çdo ditë dhe bëjmë më të mirën tonë. Nëse ne japim maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje, atëherë do të marrim edhe pikë", vijoi Kçira.

Shpërblimi- I pyetur për faktin nëse Tërbuni ka marrë ndonjë shpërblim nga Skënderbeu, Kçira e mohoi, por deklaroi se Bashkia Pukë po bën të pamundurën. Sipas tij, Tërbuni thjesht bëri detyrën ndaj Partizanit. "Ne bëmë detyrën në këtë takim, ashtu siç e kemi bërë me Teutën dhe Bylisin, pavarësisht rezultatit.

Ne do të luajmë fort në çdo sfidë dhe nuk do të tolerojmë. Bashkia na ka përkrahur dhe është hapur fondi në mënyrë që edhe djemtë të marrin atë që meritojnë. Nuk e di nëse Skënderbeu ka dhënë diçka për ne", përfundoi zv.trajneri i Tërbunit.