e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Tentative per djegie te qendres se internetit ku u pa per here te fundit Cela

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tentative per djegie te qendres se internetit ku u pa per here te fundit Cela
Historia e rrëmbimit të 11-vjeçarit Julian Çela nga pedofili Ardian Prrenjasi vijon me të  tjera të  dhëna, ndërkohë  vijojnë kërkimet për gjetjen djalit në pikën e grumbullimit të plehrave në Sharrë. Policia e Tiranë s njoftoi sot për një  ngjarje që ka ndodhur dy ditë  më  parë  në  Laprakë, lagjen ku banon familja Çela.

Dy ditë  më parë është tentuar të digjet pika e internetit, ku është parë për herë të fundit 11-vjeçari Julian Çela.

Pas rrëfimit të pedofilit Ardian Prenjasi, i cili pasi u arrestua për rrëmbimin dhe abuzimin me një të mitur, tha se kishte vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, po atë ditë që e kishte rrëmbyer, mësohet se është tentuar të digjet qendra e internetit ku vogëlushi u pa për herë të fundit.

Policia e kryeqytetit bën të ditur se ngjarja është shënuar dy ditë më parë në zonën e Laprakës, aty ku jetonte Julian Çela, djali i zyrtarit të SHISH-it, Skënder Çela.

Kërkimet në Sharrë

Pas dy ditë  kërkimesh, sot janë  shtuar forcat e specializuara pë r gjentjen e trupti të  vogëlushit , Julian Çela. Kërkimet janë  përqendruar në  tri pika, ku Prrenjasi ka treguar se e ka hedhur trupin, pasi e ka vrarë. Dje rreth orës 16:00 u ndërprenë kërkimet, gjë  që  vazhdon edhe sot për shkak të  rënies së  shiut. Ndërkohë  që  familjarë t paralajmërojnë  se në  rast se ndërprerja do të vijojë  do të  nisin vetë  kërkimet për gjetjen e trupit të  11-vjeçarit, Julian Çela.

Deri tani gjithçka ka rezultuar pa sukses në këto kërkime, të cilat po shtrihen në parcela të ndryshme brenda perimetrit të vendgrumbullimit të plehrave në Sharrë.

Interesimi i familjarëve gjatë ditës së djeshme ka qenë shumë i madh, por nuk u gjend asnjë gjurmë e trupit apo veshjeve të fëmijës. Një ditë më parë Ardjan Prrenjasi u dërgua sërish në Sharrë, menjëherë pasi gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e përdhunimit të një të mituri.

Me të mbërritur në Sharrë, Ardian Prrenjasi ka dhënë një dëshmi tjetër se ku mund të ishte hedhur trupi i 11-vjeçarit, duke dhënë indikacione dhe për dy parcela të tjera.