Plani rregullues i Tiranes, Lame: Cdo gje po behet beton
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në kuadër të fushatës, “100 arsye për të mos votuar Berishën në zgjedhjet e qershorit”, partia Socialiste ka kërkuar sqarime nga kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha në lidhje me planin e ri rregullues të Tiranës, të miratuar tashmë në Këshillin Kombëtar të Territorit.
Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Artan Lame, në një deklaratë për mediat ka thënë se plani do të shfarosë hapësirat e gjelbra për t’i kthyer ato në sheshe ndërtimi. Ai i ka kërkuar sqarime kryebashkiakut Basha dhe Jamarbër Malltezit, dhëndrit të kryeministrit Berisha, që është një nga projektuesit e këtij plani, të përgjigjet për sheshet dhe hapësirat e gjelbra që preken nga ndërtimet.
Në fund të fjalës së tij, Lame ftoi Bashën dhe Malltezin në një debat të hapur televiziv për të diskutuar dhe sqaruar çështjet që kanë të bëjnë me planin urbanistik të Tiranës.