Mbyllen edhe sot kerkimet pa e gjetur trupin e Julian Celes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia ka mbyllur sot pa asnjë rezultat kërkimet 4 ditore për trupin e 11-vjeçarit, Julian Çela, i vrarë dhe më pas i hedhur në landfillin e Sharrës. Sipas policisë kërkimet u vështirësuan edhe për arsyen se “monsta e Laprakës”, Ardian Prrenjasi ka dhënë tri pika të ndryshme dhe kontradiktore për vendin ku e kishte hedhur trupin e 11-vjeçarit. Dje familjarët e djalit, që mendohet se është vrarë, kanë paralajmëruar se në rast se trupi nuk do të gjendej nga forcat e policisë, do të fillojnë vetë kërkimet.