Pedofili Prrenjasi, Prokuroria e Elbasanit, hetim dosjeve qe prej ‘98
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Prokuroria e Elbasanit ka nisur sot verifikimin e dosjeve për pedofili që nga viti 1998, për të gjetur rastet kur ka pasur denoncime për pedofilin Ardian Prenjasi. Ndërkohë, miku i tij i fëmijërisë, Fatmir Bogdani në një intervistë për gazetën "Panorama" rrëfen se aktin e parë të pedofilisë Ardiani e ka kryer me një të mitur në Përrenjas, që në vitin 1989 kur u kthye nga ushtria, periudhë kjo që edhe familja ka vënë re devijimet e tij.
Në vitin 1998 edhe sipas rrëfimit të mikut të tij ai ka abuzuar me shokun e nipit të tij dhe që në atë kohë ishte zhdukur nga Përrenjasi. Abuzimi i tretë ky, pas një rasti në Greqi.
Mospërputhjet e dëshmive me hetimet e prokurorisë
Ajo që vazhdon të të tronditë me historinë e Ardian Përrenjasit është se si policia dhe prokuroria nuk kanë arritur të ndalojnë një krim të paralajmëruar. Përrenjasi thuhet se është dënuar katër vite më parë, por prokuroria e mohon.
Por edhe për rastin kur Përrenjasi u dënua vetëm me një gjobë në vitin 2008, familjarët e vogëlushit të mbajtur peng dalin kundër prokurorisë. Organi i hetimit thotë se vogëlushi është mbajtur peng vetëm dhjetë minuta.
Por siç raporton “Panorama’, vogëlushi është mbajtur peng për plot tre orë, nën kërcënimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur pikërisht aty ku ka ndodhur edhe rrëmbimi i Julian Çelës dhe vogëlushit tjetër 10-vjeçar.
Ardian Përrenjasi paguan një gjobë dhe endet i lirë, kurse familja e vogëlushit thotë se u detyrua në vitin 2008 që të ndërronte banesë. “Jem futur brenda dhe më vinte ta mbysja atë njeri. Ai i kishte vënë thikën në fyt djalit dhe kur e mori policia, thamë se shpëtuam. Por pas 24 orësh, të nesërmen e pamë që ai ishte prapë para shtëpisë. Vetëm ta vrisnim, nuk kishim se çfarë t’i bënim tjetër,” rrëfen një mik i viktimës